Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar për rastin e helmimit të qindra qytetarëve në komunën e Deçanit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se helmimi i qytetarëve të kësaj komune nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, por edhe çështje e sigurisë nacionale dhe kërkon mobilizim të gjithanshëm të të gjitha niveleve të qeverisjes.
Më pas ai tha se është i brengosur edhe për neglizhencën e Qeverisë qendrore, e cila me shumë vonesë po e trajton situatën, në kohën kur duhet të jetë plotësisht pranë qytetarëve të kësaj komune.
“Jam i shqetësuar me gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalojnë qytetarët e Deçanit. Helmimi i qytetarëve të kësaj komune nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, por edhe çështje e sigurisë nacionale dhe kërkon mobilizim të gjithëmbarshëm të të gjitha niveleve të qeverisjes. Jam i brengosur edhe për neglizhencën e Qeverisë qendrore, e cila me shumë vonesë po e trajton situatën, në kohën kur duhet të jetë plotësisht pranë qytetarëve të kësaj komune. Duhet të ndërmerren masa të shpejta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të dëmtuar, mes tjerash duke siguruar medikamente, staf shëndetësor shtesë, si dhe ujë të pijes të sigurt. Po ashtu, duhet ofruar gjithë ndihmën e nevojshme institucioneve lokale dhe siguri për të gjithë qytetarët e Deçanit, duke mos lënë hapësirë për panik. Ftoj institucionet përgjegjëse që ta hetojnë rastin dhe të dalin me konkluzione sqaruese sa më shpejt!”
Ditën e sotme, Gjykata e Korçës, ka caktuar masat e sigurisë për katër të arrestuarit, që akuzohen për përfshirje në…
Veshja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka qenë çështje diskutimi në takimin e mëparshëm kokë më kokë mes tij dhe…
Radovan Viskoviç, kryeministri i entitetit Republika Srpska të Bosnjës dhe Hercegovinës, dha dorëheqjen sot nga posti i tij. Ai është…
Protestuesit në Serbi po shprehin tendencën se protestat e tyre mund të kalojë në luftë civile, nëse qeveria nuk realizon…
Kamioni i përmbysur në rrugë dhe një automjet tërësisht i shkatërruar. Kjo është panorama e tmerrshme e aksidentit të ndodhur…
Një aksident i rëndë rrugor në Berat i ka marrë jetën Ornel Caushajt, një të riu që la pas dhimbje…