Categories: Uncategorized

Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut në Kosovë dhe Serbi për uljen e tensioneve

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Lukesemburgut, Xavier Bettel, më 3-4 korrik do të qëndrojnë në Beograd dhe Prishtinë.

Rutte dhe Bettel fillimisht do të vizitojnë Zagrebin dhe të hënën do të qëndrojnë në Beograd, ku do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Të lidhura

None found

Një ditë më vonë do të qëndrojnë në Prishtinë dhe do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e dy kryeministrave evropianë ishte planifikuar para disa muajsh. Por, ata do ta shfrytëzojnë këtë udhëtim për të dërguarin mesazhin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj liderëve në Kosovë dhe Serbi për nevojën e uljes së tensioneve, qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe kthimin në dialogun që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Në këtë vizitë ishte paraparë të merrte pjesë edhe kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo. Por, ai e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të një krize të brendshme politike.

Kjo vizitë nga këto tri shteteve, sipas burimeve diplomatike, ishte planifikuar si “një qasje e përbashkët e Beneluksit” në disa çështje të rëndësishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto tri shtete janë shumë të interesuara për një bashkëpunim të ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me migrimin.

Përveç procesit të integrimit evropian të shteteve të rajonit, vendet e Beneluksit gjithmonë kanë qenë të interesuara që këto shtete të bashkëpunojnë në ndaljen e migrimit masiv drejt BE-së, riatdhesimin e qytetarëve të tyre që ilegalisht qëndrojnë në BE dhe bashkëpunimin me këto vende në luftimin e trafikimit.

Edhe pse në këtë vizitë nuk do të jetë kryeministri belg, shefat e qeverive të Holandës dhe Luksemburgut do të paraqesin edhe qëndrimet e Belgjikës. Këto tri shtete tradicionalisht bashkëveprojnë në shumë çështje të politikës së jashtme dhe kanë qëndrim të përbashkët edhe brenda BE-së sa herë që kjo përshtatet e interesat e tyre kombëtare.

Vizita e liderëve të Holandës dhe Luksemburgut vjen në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.

Tensionet nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – nën asistimin e policisë – hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri./REL

të fundit

Kishte të magazinuara rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, IKMT gjobit dhe pezullon përkohësisht aktivitetin e “Albchrome” në Elbasan

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka vendosur masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit ndaj kompanisë…

26 minutes ago

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për producentin Petri Bozo

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor lidhur me kërkesën e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…

48 minutes ago

Risi dhe surpriza/ Maran zbulon listën e parë te Kombëtarja shqiptare, “porosi” nga Silvinjo për preferencën nga Italia

Këtë të enjte, do të publikohen emrat e përzgjedhur nga Rolando Maran, për ndeshjet e qershorit te Kombëtarja. Kjo do…

1 hour ago

EMRAT/ Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, identifikohen dy shqiptarët

Policia greke, ka arrestuar tre persona pas një ndjekjeje në rrugët e Athinës, ndërsa një tjetër person është shpallur në…

1 hour ago

Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë vendos sot mbi rekursin e Erion Veliajt

Këtë të enjte, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshimin…

1 hour ago

Këmbimi valutor 28 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago