FC Feronikeli ka caktuar nga sot (e martë) Klodian Duro, si kryetrajner të ri të klubit.
Duro vjen si pasardhës i Afrim Tovërlanit, duke nënshkruar për dy vitet e ardhshme me FC Feronikelin.
Klodian Duro, ish-futbollist i Kombëtares Kuq e Zi, duke fituar si futbollist, 4 herë Kampionatin e Shqipërisë, nga 3 herë Kupën dhe Superkupën shqiptare dhe 1 herë Kupën Qipriote.
Profesionin e trajnerit e filloi menjëherë pas pensionimit nga futbolli aktiv, duke marrë drejtimin e Kukësit, klub me të cilin arriti ta fitonte Kupën e Shqipërisë në sezonin e tij të parë.
Duro ka drejtuar edhe skuadrat si Kamza e Luftëtari, e nga sot merr drejtimin e Feronikelit.
Skuadra momentalisht gjendet në pushim pas pauzës së rezervuar për kombëtare, ndërsa trajneri i ri do të takohet me futbollistët gjatë ditës së nesërme.
Si futbollist, me Kombëtaren Kuq e Zi, ka zhvilluar gjithsej 78 ndeshje, duke realizuar 6 gola.
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…