Categories: Uncategorized

Zbardhet axhenda e Lulzim Bashës në Kosovë, kë do takojë në vizitën dy ditore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar ftesën e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti për një vizitë dy ditore. Nga nesër do të nisin takimet ku fillimisht do të bëhen me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës.

Të hënën më 20 Korrik 2020, kryetari Basha do të takohet me:

Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti; Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi;

Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin; Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani; Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK; Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën; Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK; Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së.

Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Gjithashtu, Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të shoqerohet nga Edi Paloka, Nënkryetar i PD, Besnik Mustafa, ish-ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Collaku, anëtar i Kryesisë së PDSH, Arben Cejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago