Categories: Uncategorized

Xhamajka hedh poshtë deklaratën e Thaçit: Nuk e kemi njohur Kosovën

Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën.

Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

Të lidhura

None found

“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se mbrëmë lajmin për këtë njohje e ka dhënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi, ndër të tjera ka thënë se kjo njohje vjen edhe si pasojë e kontributit të madh të kongresmenit amerikan Eliot Engel.

“Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se XhamaJka ka njohur Republikën e Kosovës si sovran dhe të pavarur. E di se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë, përfshirë edhe Eliot Engelin. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”, shkroi Thaçi në Twitter.

të fundit

Tre shkupjanë ndalohen për shantazh ndaj një banori të Dellçevës, të cilit i kërkuan 10 mijë euro

Në kuadër të aksionit operativ "Pastruesi", oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale - Sektori për Krime të Përgjithshme,…

1 minute ago

Studentët e Filologjikut dhe Ekonomisë bojkotojnë mësimin, marshim drejt qendrës për t’u bashkuar me protestuesit

Ditën e sotme, edhe studentët e Fakultetit të Filologjikut dhe ata të fakultetit të Ekonomisë, kanë bojkotuar mësimin. Ata janë…

3 minutes ago

Komisioni për Integrim Evropian miraton Projektligjin për pastrimin e parave dhe kërkon më shumë llogaridhënie institucionale

Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit…

3 minutes ago

Arrestimi i protestuesve/ Tabaku i viziton në Bllokun e Sigurisë: Qytetarët përballen me forcën e shtetit

Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi mëngjesin e sotëm në Bllokun e Sigurisë protestuesit…

9 minutes ago

Një valë e ftohtë polare pritet të përfshijë së shpejti Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin

Me përditësimet e fundit të modelit meteorologjik ECMWF (Qendra Evropiane për Parashikime Afatmesme), parashikohet depërtimi i një vale polare nga…

11 minutes ago

Kush është Yamal?” – Fjalët e Leminas kthehen në ironi, ylli i Barcelonës hesht me lojën e tij

Mesfushori i Galatasarayt, Mario Lemina, në një intervistë para ndeshjes me Barcelonën, kishte thënë për Lamine Yamal: "Kush është Yamal?…

15 minutes ago