Categories: Uncategorized

Vuçiq: Me marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, evituam njohjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur nga Zvicra rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi, të nënshkruar sot në Berlin për vendosjen e një linje fluturimi Prishtinë-Beograd.

Vuçiq ka thënë se me këtë marrëveshje është evituar njohja e pavarësisë së Kosovës.

Për shkak se operator do të jetë kompania gjermane, Vuçiq ka thënë se në këtë mënyrë është evituar njohja e Kosovës si shtet.

“Air Serbia do duhej të nënshkruante të gjitha dokumentet me shtetin e Kosovës. Do të duhej të bënte marrëveshje me aeroportin Adem Jashari, por edhe me Kosovën si shtet, do duhej ta pranonim se hapësira ajrore nuk është nën kontrollin tonë. Për këtë ne kërkuam dhe luftuam që ta involvojmë KFOR-in, ta kemi një ndërmjetës që me rezolutën e OKB-së është përgjegjës për atë hapësirë” , ka theksuar presidenti serb.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës sot ka nënshkruar një marrëveshje me aviokompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur linjën ajrore Prishtinë–Beograd.

Kjo marrëveshje u nënshkrua me ndërmjetësimin amerikan.

të fundit

Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit që nuk duhet humbur

Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA…

16 minutes ago

“Lufta e UÇK në Maqedoni nuk ishte e pastër”/ Deklarata e Mickoskit ndez debate në Maqedoninë e Veriut

Zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti pak ditë më parë në mbështetje të protestës që u mbajt në Prishtinë…

24 minutes ago

Zelensky ‘i përgatitur të lëshojë territor’ sipas marrëveshjes së paqes

Volodymyr Zelensky është i përgatitur të lëshojë territorin e mbajtur nga Rusia si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, sipas raportimeve.…

1 hour ago

FOTO/ Momenti i shumëpritur erdhi, Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur…

1 hour ago

“30 vatra aktive në 24 orët e fundit”/ Ndërhyhet nga toka e ajri për të shuar flakët, priten dhe 2 helikopterë nga Emiratet Arabe

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sërish lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Gjatë orë të fundit janë regjistruar…

2 hours ago

Aksident i rëndë në tunelin e “Rrugës së Arbrit”, raportohet për disa të pl*gosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, brenda tunelit tek "Ura e Vashës". Bëhet…

2 hours ago