Categories: Uncategorized

Vuçiç për taksën: Serbët duan “luftë të ftohtë” me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka qenë në Uashington për takime me zyrtarë të lartë të SHBA-së.

Vuçiç ka dhënë një intervistë për Foreign Policy, për të diskutuar rreth marrëdhënies Serbi-Kosovë.

Vuçiç ka thënë se shpreson që Kosova do të largojë taksën dhe kjo sipas tij do të ndodh për shkak të presionit amerikan. Në të kundërt ai shprehet se Kosova kurrë nuk do ta hiqte taksën.

“Nuk shoh se si duhet të përfundojë i gjithë procesi, cila do të ishte substanca e një zgjidhjeje përfundimtare të mundshme që dikush mund të na propozojë. Unë mezi pres të krijoj lidhje më të mira ekonomike, kur do të fillojmë ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Dhe ne kemi nevojë për një dialog për ta arritur atë. Ne kemi nevojë për më shumë bisedime”, ka thënë Vuçiç.

Ndërsa pyetjes se nëse Kosova do të largonte taksën ndaj produkteve serbe, a do të ishte Serbia ajo që do të përgjigjej me ndaljen e fushatës për tërheqjen e njohjes së Kosovës, presidenti serb ka thënë:

“…Thjesht duhet të kthehemi në të njëjtat pozicione që kemi pasur përpara se të vendosnin ato tarifa. Dhe unë mendoj se është shumë e logjikshme t’ju them të vërtetën. Unë e kuptoj [domosdoshmërinë] për një dialog të vërtetë dhe e kuptoj domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemit, gjë e cila nuk është e lehtë për mua ta them, sepse nëse pyetni shumicën dërrmuese të njerëzve në Serbi, ata do të preferonin një konflikt të ftohtë. Unë nuk i përkas asaj shumice dërrmuese”.

Presidenti serb është pyetur rreth asaj se cila do të ishte një zgjidhje për situatën me Kosovën që mendon se do të ishte e pranueshme për të dhe që mendon se mund ta “shiste” për publikun serb.

Vuçiç ka thënë se duhet të vazhdohet me dialogun dhe me të gjitha përpjekjet e nevojshme për të gjetur një kompromis të mundshëm.

“Dhe përsëri, unë nuk e di se si mund të duket, por duhet të bëhet në një mënyrë që do të ishte një humbje për të dy palët, në mënyrë që ajo të ishte një fitore e vogël për të dy palët. Të dy duhet të marrim garanci për një të ardhme shumë më të mirë, shumë më të mirë”.

të fundit

PD mban 1 minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, mazhoranca nuk i bashkohet

Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…

24 minutes ago

Legjislatura e re parlamentare, betohen deputetët e Kuvendit

Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…

43 minutes ago

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

1 hour ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

2 hours ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

2 hours ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

2 hours ago