Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë ka komentuar deklaratat e kryeministrit Avdullah Hoti për takimin në Uashington.
Ai tha se deklaratat e fundit të Hotit tregojnë se Prishtina nuk është e gatshme për kompromis në takimet e radhës në Uashington dhe Bruksel, dhe se kërkesat e saj kanë të bëjnë kryesisht me njohje reciproke, për të cilën ai tha se do ta refuzojë.
Vuçiq është pyetur nga mediat lidhur me mesazhet e dërguara nga Prishtina zyrtare se do të kërkojë njohje reciproke në takimin e Uashingtonit. Sipas tij, ajo që thotë kryeministri Hoti, në fakt është ajo që mendojnë si amerikanët ashtu edhe evropianët.
“Trump na shkroi në një letër duke pritur njohjen e ndërsjellë. Mos u habisni, sepse ata (SHBA) e pranuan (Kosovën) 12 vjet më parë. Dhe tani taktikat e Hotit janë që dikush duhet të bëjë presion ndaj Vuçiqit, i cili do të duhet ta nënshkruajë nën presion të tmerrshëm nga bota dhe nga Evropa, dhe kjo është se si do t’i mbarojmë gjërat”, tha Vuçiq.
I pyetur për të komentuar faktin që ai tha se do të refuzonte të takohej me presidentin Donald Trump nëse kërkohet njohje e ndërsjellë, Vuçiq tha se “ai është shumë i vogël të përcaktojë se ku do të vijë Trump dhe ku nuk do të vijë. Unë nuk dua të pranoj oferta për njohje reciproke”, deklaroi tutje Vuçiq.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…