Categories: Uncategorized

Vuçiç flet për ultimatumin ndaj Serbisë: Të njohim pavarësinë e Kosovës ose të harrojmë Evropën

Serbia do të përballet këtë vit me një ultimatum: Të njohë pavarësinë e Kosovës apo të heqë dorë nga perspektiva e shpejtë evropiane, deklaroi presidenti serb Vuçiç, për mediat serbe.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pohon se këtë vit Serbia do të përballet me një ultimatum për çështjen e Kosovës. „E sigurt është se këtë vit para vetes do të kemi një ultimatum. Do të na japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse e njohim Kosovën”, deklaroi Vuçiç, në një intervistë për Televizionin Prva. Vuçiq pohon, se tani më e di se kush do të jetë ndërmjetësues i BE në dialogun me Kosovën, por ende nuk mund ta thotë emrin e tij.

“Do të na propozojnë një zgjidhje – Plani i Ahtisarit plus. Do të na ofrojnë edhe një status të posaçëm për serbët e Kosovës në disa fusha. E pastaj, çfarë do të bëjmë ne?”, pyeti Vuçiç dhe vet u përgjigj: “Do ta pyesim popullin në referendum se çfarë mendon”.

Zgjidhja deri në vjeshtë

Presidenti i Serbisë pohon se ai i ka hedhur poshtë planet për “futjen e Kosovës në OKB”. Ndërsa i pyetur, nëse zgjidhja kërkohet deri në vjeshtë, ai nuk u përgjigj qartë: “Unë nuk e kam gënjyer kurrë popullin. Unë nuk jam gënjeshtar”. Ai nuk deshi të përgjigjet në pyetjen, se çfarë do të bëjë nëse gjendet para ultimatumit – Kosova apo Bashkimi Evropian. “Këtë do ta shihni”, tha ai.

Vuçiç: Nuk përzihem në punët e huaja

Presidenti i Serbisë hodhi poshtë pohimet se Serbia dhe ai janë të përzier në tensionimet e fundit të gjendjes në Mal të Zi, me fjalët se ai nuk është përzier kurrë në punët e brendshme të këtij vendi. Ai bëri të ditur se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi do të shpallen me 3 ose 4 mars, kur të kthehet nga vizita në SHBA.

Ndërsa për disa politikanë djathtist në Serbi ai tha se “e urren politikën fashiste, të disa politikanëve serbë”. “E neveritshme është politika fashiste në Serbi. I kanë tejkaluar të gjitha masat. Mbeturina fashiste, mjaft më!”, ishte përgjigja e tij ndaj politikës së opzitarit Boshko Obradoviç, që drejton lëvizjen Dveri. Vuçiç mendon se të gjitha partitë e tjera do të bashkohen kundër tij, në qoftë se e fitojnë vetëm një mandat më shumë se Partia Përparimtare e Serbisë (SNS), në zgjedhjet e ardhshme. Ai është kryetari i partisë, SNS. DW

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

15 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

47 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

1 hour ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

1 hour ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

2 hours ago