Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është zotuar se do “luftojë” për Kosovën, por ka paralajmëruar se nuk do të ketë zgjidhje fatlume për Serbinë.
vucici-a1-600×360
None found
“Nuk është detyrë e presidentit të Serbisë të mashtrojë njerëzit. Do të ketë përpjekje për të zgjidhur gjërat gjatë vitit të ardhshëm, por nuk dihet nëse do të zgjidhen”, ka deklaruar Vuçiq gjatë një interviste dhënë të shtunën (6 qershor) për televizionin serb “Prva”.
Vuçiç theksoi se nuk mund të pritet që fuqitë e mëdha botërore do te ndryshojne qendrimin e vet për pavarësinë e Kosovës dhe as qëndrimin që nuk ka ndryshim të kufijve me Kosovën.
“Para nesh i kemi gjashtë muaj luftë të vështirë politike për interesat tona kombëtare në Kosovë dhe Metohi dhe për të drejtat e njerëzve tanë atje”, tha Vuçiç.
Vuçiç tha se pret nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak që ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi, që do të mbahen më 21 qershor.
“Unë pres që Lajçak të vijë në Beograd menjëherë pas zgjedhjeve. Nuk ka zgjidhje të lumtur për ne, çfarëdo qoftë ajo, ne nuk mund të jemi të kënaqur veçanërisht. Nuk mund t’i gënjej njerëzit. Puna e presidentit ose dikujt që merret me politikë nuk është t’i mashtrojë njerëzit”, u shpreh ai.
Presidenti i Serbisë ka shtuar se pret edhe bisedime me Richard Grenell, të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Ne do të përpiqemi ta bëjmë (rezultatin e negociatave midis Kosovës dhe Serbisë) zgjidhje më pak të pafavorshme, por ta bëjmë atë të favorshëm është jorealiste,” përfundoi Vuçiç.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Kosova vendosi taksën 100 për qind. Në prill të këtij viti, Kosova e pati zëvendësuar taksën me masën e reciprocitetit. Por, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin dhe tha se tani pret nga Serbia që të heqë pengesat e tjera, në mënyrë që palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve./REL/
Manchester City ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri në Ligën Premier, duke regjistruar gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet…
Një 16-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti me ashensorin në një restorant në Arrameras të Fushë-Krujës, ndërsa në pranga…
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me…
Adriatik Kupi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, pas shtatë muajsh në krye të këtij…
Komisioni Evropian e bëri të qartë: udhërrëfyes për anëtarësim do të përgatiten për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.…
Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen në çështjen e vrasjes së Egli Progës. Ka…