Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia nuk do t’i mbijetonte një lufte të re dhe për këtë arsye duhet të mbështetet në bisedime.
Ai këto komente i bëri kur është pyetur rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
I pyetur të komentojë deklaratën e të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan, Richard Grenell, se ekziston plani i SHBA-ve që ta zgjedhin shpejtë çështjen e Kosovës, edhe pse në fund rezultoi të jetë lajm i rremë, Vuçiç u shpreh se gjithmonë ka thënë se para se gjithash duhet të bisedohet, shkruan Telegrafi.
“Sa herë që flitet për fuqitë e mëdha perëndimore që përfshihen, të gjithë kërkojnë gjysmën e Serbisë”, shtoi presidentit serb.
Megjithatë, ai i është drejtuar gazetarëve të pranishëm me një pyetje: “A mund të paramendoni situatën tonë nëse nuk bisedojmë, çfarë do të ndodhte me popullin tonë në Kosovë, a ka ndonjë alternativë?”
“Vetëm lufta është alternativë, e ne këtë nuk e duam”, ka shtuar Vuçiç, duke theksuar se nuk janë të nevojshme konfliktet.
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…