Categories: Uncategorized

Vrasja e Qerim Kelmendit, Familja dhe Prokuroria në pritje të rezultateve të ADN’së

Të shtunën, bëhen një javë nga varrimi i Qerim Kelmendit ish – luftëtarit të UÇK’së që u vra më 27 shkurt në ora 1:00 pas mesnatës afër, shtëpisë së tij në Zahaq.

Por, për shkak se kufoma ka qenë e karbonizuar as familja e as organet e hetuesisë s’kanë mundur të konfirmojnë se trupi i të vdekurit është i Qerim Kelmendit. Vëllai i Qerimit, Osmani, në një prononcim për Express, ka thënë se janë duke i pritur rezultatet e ADN’së. Të njëjtën e ka phuar edhe kryeprokurori Agim Kurmehaj.

Të lidhura

None found

Në kompleksin memorial në Gllogjan të Deçanit me nderime shtetërore në mesditën e së shtunës që shkoi është varrosur Qerim Kelmendi.

Ish-luftëtari i UÇK’së, u gjet i vdekur në makinën e djegur në fshatin e tij në Zahaq të Pejës më 27 shkurt pas orës 1 të mesnatës.

Por, Prokuroria që po kryen hetime rreth rastit, nuk ka arritur ta konfirmojë me saktësi nëse trupi i gjetur në veturën e bërë shkrumb e hi, që u gjet disa metra larg shtëpisë të së ndjerit, ishte i Kelmendit.

Familja e të ndjerit identifikimin e të ndjerit e ka bërë vetëm duke u bazuar në makinën pronar i së cilës ishte Kelmendi, e që çon në konkludimin se Qerim Kelmendi ishte personi i vrarë.

Gazeta Express, pak ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, ka kërkuar të dhëna nga Prokuroria e Shtetit se deri ku kanë arritur hetimet për këtë rast dhe nëse është vërtetuar nëse trupi i karbonizuar brenda veturës së gjetur në Zahaq ka qenë i Qerim Kelmendit.

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, i tha gazetës së dyshimet e para se personi i cili u gjet i vrarë në makinë janë se bëhet fjalë për Qerim Klemendin. Por, sipas tij, Prokuroria po i pret analizat e ADN’së dhe ekspertizat e tjera, për të parë nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.

“Ne jemi ende në fazën e hetimeve. Dyshimet e para janë se personi i vrarë në veturën e djegur është Qerim Kelmendi. Ne jemi duke i pritur analizën e ADN’së dhe ekspertizat e tjera për ta vërtetuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin person”, ka deklaruar Kurmehaj.

Prokuroria e Pejës i tha po ashtu Expressit se ende janë në fazën fillestare të hetimeve dhe në pritje të ekspertizave të nevojshme.

“Lidhur me ketë rast është i angazhuar prokurori i çështjes se bashku me të gjitha njësitet relevante policore dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë në proces ekspertizat përkatëse që të vihet deri tek rezultatet konkrete në zbulimin e kryerësve të mundshëm të kësaj vepre penale”, deklaruan nga Prokuroria e Pejës.

Familjes zyrtarisht nuk i është konfirmuar se i vrari është Qerim Kelmendi

Familja Kelmendi tashmë ka përfunduar të pamën për familjarin e tyre. Zyrtarisht nga institucionet kompetente, familja, ende nuk ka marrë ndonjë të dhënë se personi i vdekur i cili u gjet në veturë ka qenë Qerimi.

Vëllai i së ndjerit, Osman Kelmendi, ka deklaruar se në bazë të makinës ata e kanë marrë vesh se personi i vdekur në makinë është Qerim Kelmendi.

“Në bazë të tabelave të makinës. Akush tjetër nuk e ka vozitë veturën. Gruaja, por ajo ka qenë në shtëpi. Kjo procedura me ADN’n eshte duke vazhduar akoma. I kanë marrë mostrat e ADN’së të motrës, motra ka qenë binjake, të vajzës. Tash po presim. Shumë shpejt pritet që t’i kemi rezultatet”, thotë ai.

Ai deklaron se një trup të karbonizuar e kanë futur në arkivol, por në të nuk ka pasur as një shenjë se trupi i varrosur ka mundur të jetë i Qerimit.

“Trupi i karbonizum ka qenë, e kemi fut në arkivol. Ai (Qerimi) nuk ka mbajte aksesor. Zyrtarisht ne akoma nuk e kemi një shkresë zyrtare shkencore, e cila e vërteton se i ndjeri është po ai. Tash po presim. Ne kemi durim po presim. Mostrat e ADN ‘së janë dorëzua”, thotë vëllai i të ndjerit.

Megjithëse, ata besojnë se vëllai i tyre është vrarë.

“Ne besojmë që personi i vrarë në veturë ka qenë Qerimi. Spekulime ka gjithandej”, ka thënë ai për Express.

E në mesnatën e 27 shkurtit në rrugën “Bekim e Blerim Kelmendi”, në Zahaq të Pejës një veturë e djegur. Vrasësit potencial të kësaj vepre ende nuk janë zbuluar.

/Express/

të fundit

Ndryshimi i orës në vitin 2026: Datat, arsyet dhe e ardhmja e kësaj praktike

Ndryshimi i orës sivjet: Kur akrepat kthehen dhe çfarë duhet të dini — Klan Kosova [...]Read More...

2 minutes ago

Gjurmimi i fëmijëve nga prindërit: siguri apo cenim i privatësisë?

A duhet që prindërit të gjurmojnë vendndodhjen e fëmijëve? — Klan Kosova [...]Read More...

3 minutes ago

Nikolloski inspects the Ohrid–Kičevo highway: The project is nearing completion

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi inspektim në punimet për ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë. Ai publikoi në…

4 minutes ago

You defended Balluku from SPAK!” – Rama denies interference: The investigation deepened and the charges expanded

Kryeministri Edi Rama përmes një video në rrjetet sociale është vendosur përballë akuzës se mbrojti ish-zëvendësen e tij Belinda Balluku…

4 minutes ago

Korreshi: The €50 million from the Llogara Tunnel could have improved students’ lives; Rama’s time is up

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi i pranishëm në protestë tha se me 50 milionë eurot që vodhi Balluku, do të…

5 minutes ago

Molotov cocktails thrown at the Prime Minister’s Office during protest

Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vazhdimisht molotov në drejtim të godinës së institucionit. Pak…

5 minutes ago