Categories: Uncategorized

VOA: Trysni diplomatike rreth tarifave të Kosovës dhe fushatës së Serbisë

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradi duhet të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të rifillojnë bisedimet ndërmjet të dyja palëve.

Në një letër urimi për kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti me rastin e zgjedhjes së tij dhe një urim për presidentin Hashim Thaçi në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, presidenti Macron, tha se është i gatshëm për të organizuar një takim në Paris ndërmjet të dyja palëve, por për këtë duhet të hiqen tarifat ndaj mallrave serbe dhe Beogradi të heqë dorë nga fushata kundër pavarësisë së Kosovës.

Kërkesa e tillë ndaj të dyja palëve, tashmë e përsëritur edhe nga evropianët, është shtruar nga diplomacia amerikane e cila është vënë në përpjekje për të ripërtërirë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,

Të premten ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi ndërmjetësoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidhë të dyja vendet.

Nënshkrimi i saj u bë në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa disa orë më vonë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha nga Munihu se nënshkruesit e marrëveshjes nuk ishin të autorizuar nga qeveria e tij.

Por, brenda qeverisë së tij zërat ishin të ndryshëm. Marrëveshja u mbështet nga zyrtarë të koalicionit qeverisës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për diplomatët amerikanë, marrëveshja Munihut është një përparim historik dhe të dyja palët duhet të shfrytëzojnë situatën e krijuar me ri angazhimin e administratës amerikane.

Bisedimet Kosovë – Serbi janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Kurti është zotuar ta bëj një gjë të tillë, por duke kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Ai ritheksoi një synim të tillë edhe gjatë debatit në një panel në kuadër të konferencës së Munihut ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili tha më pas se “pati shkëmbime të rrepta” me kryeministrin Kurti.

Debati është zhvilluar me dyer të mbyllura, por në rrjetet sociale rrodhi një video ku kryeministri Kurti paraqet tri parime për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë. Sipas tij nuk ka marrëveshje pa dialog, nuk ka dialog me harta dhe së fundmi pa presidentë rreth hartave, duke kritikuar kësisoj idetë që ishin hedhur në vitin 2018 nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiq për prekjen e kufijve në kuadër të procesit të normalizimit ndërmjet tyre.

Kryeministri Kurti kishte nxitur reagimin e presidentit serb gjatë debatit duke thënë se ndërsa 20 vjet më parë Kosova është çliruar nga pushtimi serb, tash është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

Presidenti serb tha të shtunën se në Munih kishte mbrojtur autoritetin e Serbisë. “Ashtu sikundër bëra mbrëmë pas disa fjalëve të tmerrshme në një panel ku u tha se e kemi okupuar Kosovën,se kemi kryer krimet më të rënda dhe gjenocid”, tha ai.

Të hënë më 17 shkurt Kosova shënon 12 vjetorin e pavarësisë së saj që u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Por, të dyja palët synojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe kusht për këtë është normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet tyre. /VoA/

të fundit

Hakerat iranianë kërcënojnë Shqipërinë: Irani ka të drejtë të godasë me raketa në Manzë

Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj…

12 minutes ago

Kaq ishte, bëhet ‘lëmsh’ rrjeti! Pse Selena Gomez dhe Hailey Bieber nuk ndiqen më në rrjete sociale?

Selena Gomez dhe Hailey Bieber kanë ndezur sërish zërat për një përplasje të fshehtë, pasi fansat vunë re se të…

39 minutes ago

EMRI / Mesazh me qytën e armëve në Fushë-Krujë, pl*mba lokalit gjatë natës, autorët në kërkim. DETAJET e para

Është qëlluar me armë zjarri rreth ores 01:30 të mëngjesit një lokal në Fushë Krujë, i cili rezulton të jetë…

44 minutes ago

VIDEO/ Pr*stitucion në plazh, policia zbulon ‘shtëpinë rozë’ në Durrës, arrestohen 4 kineze, në kërkim një angleze

Një vilë dykatëshe pranë plazhit të Durrësit ishte përshtatur si ambient për ushtrimin e prostitucionit nga disa shtetase të huaja.…

59 minutes ago

Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu/ Sot në gjykatë për zëvendësimin e masës së sigurisë

Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu. Meta kërkon verifikimin e kushteve të masës dhe zëvëndësim të masës së…

1 hour ago

OKB: Konflikti Iran-Izrael do të diskutohet urgjentisht sot në Këshillin e Sigurimit

Armiqësitë e vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit janë tema e diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili po mblidhet…

2 hours ago