Categories: Uncategorized

Vjosa Osmani: Shtëpia e Bardhë e ofroi njohjen reciproke Kosovë-Serbi por Qeveria Hoti e refuzoi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti për dialogun ka thënë se ky i fundit ka humbur mundësinë për njohje reciproke me Serbinë në Uashington.

Kryeparlamentarja tha se Shtëpia e Bardhë e ka ofruar njohjen reciproke, por Kosova ka hequr dorë nga termi “Republikë”. E për njohje reciproke, Osmani tha se pritshmërinë e ka rritur vetë qeveria Hoti.

Vjosa Osmani thotë se Shtëpia e Bardhë e ofroi njohjen reciproke Kosovë-Serbi por Qeveria Hoti e refuzoi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti për dialogun ka thënë se ky i fundit ka humbur mundësinë për njohje reciproke me Serbinë në Uashington.

Kryeparlamentarja tha se Shtëpia e Bardhë e ka ofruar njohjen reciproke, por Kosova ka hequr dorë nga termi “Republikë”. E për njohje reciproke, Osmani tha se pritshmërinë e ka rritur vetë qeveria Hoti.

“Unë besoj që pritshmërinë i ka rritur vet qeveria e ka thënë edhe këtu edhe çdo kund tjetër që pikërisht këtë rezultat duhet të pritnim. E vërteta është që e ofrojë këtë, Shtëpia e Bardhë iu vendosi përpara Kosovës dhe Serbisë ku Kosova ishte e njohur si Republikë e Kosovës. Republikë e Kosovës. Unë po pajtohem se është abuzuar me atë paragrafin e 10 ku i bazohet pakicave, por Shtëpia e Bardhë e ofroi një dokument për të nënshkruar edhe nga Serbia. Ajo ka qenë njohja reciproke, nga ajo nuk është dashur të hiqet dorë”, tha Osmani.

Ndërkohë i tha atij se e ka hapur temën e asociacionit në Bruksel, për të cilin tha se bashkë me Hashim Thaçin në 2013 e 2015 e kanë bërë, por siç tha do jenë të kujdesshëm që të parandalojnë të ri negociojnë prapë.

“Për mua është interesante ky zhvillimi i dy-tri ditëve të fundit. Kjo loja e ping-pongut mes LDK-së dhe PDK-së se kush e ka bërë asociacionin. E vërteta është se edhe në 2013 edhe në 2015 keni qenë bashkë rreth asociacionit…2013 ju e përkrahet PDK-në se kurrë nuk i kish bo 2 të tretat e votave, bile bile prej opozitës e 2015 Hashim Thaçi i rrinte pip në këmbë Isa Mustafës derisa ai i nënshkruante parimet për Asociacionin. Bashkë atëherë e bashkë në 2013, pra asociacioni është një meritë e përbashkët, por kjo nuk do thotë që ne sot nuk do të kemi kujdesin e nevojshëm për të parandaluar një synim që ai të rinegocohet prapë”, tha ajo.

Osmani tha se pjesa e dytë e marrëveshjes ku flitet për Ujamanin dhe shpërndarjen e burimeve ujore për çështje energjie është problematike.

“Pjesa e dytë po na pengon, jo pjesa e parë. E mirëseardhur është amerika edhe për studim të fiizbilitetit”, tha ajo, shkruan KP.

të fundit

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 minute ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

28 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

45 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

52 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

2 hours ago