U duk se situata më në fund pas 4 muajsh po shkonte e qetë drejt seancës së nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Kandidatja për Kryeministre e LDK’së, Vjosa Osmani, është përplasur me krerët e partisë rreth mënyrës se si kanë vendosur t’i ndajnë resorët qeveritare. Vjosa Osmani e kishte kërkuar pozitën e Ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të Zëvendëskryeministres. Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Isa Mustafa ka anuar në drejtim të Agim Veliut.
Ajo i ka paralajmëruar në orët e pasdites se nuk e pranon pozitën e Kryetares së Kuvendit.
Ndërkohë, kur kishte përfunduar procesi elektoral, zyrtarët e LDK’së kishin thënë se Vjosa Osmani do të zgjedhë se ku dëshiron të shkojë në pozitat insitucionale.
Mirëpo, për shkak të zhvillimeve të fundit, duket që ky premtim nuk është mbajtur.
Mbetet e paqartë se si do të reagojë nesër Vjosa Osmani apo që partia të mund të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin e fundit për emërimet në pozitat qeveritare.
Vlen të theksohet se Isa Mustafa dhe Agim Veli për pozitat ministrore.
Ndërkohë, LDK në mbledhjen e sotme të Kryesisë ka vendosur që Avullah Hoti do tëjetë Zëvendëskryeministër.
Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes. Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë. Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit. Vlora Dumoshi është propozuar për Ministre të Kulturës, derisa Lumir Abdixhiku për Ministër të Infrastrukturës.
Ndryshe, edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar ditë më parë emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë.
Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin.
Ndërkaq, si ministre të drejtësisë, Kurti kishte njoftuar se e kishin zgjedhur Albulena Haxhiun.
Ministër i Punëve të Jashtme ishte propozuar Blerim Reka, i cili pritet të zëvendësohet nga Glauk Konjufca, ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.
Për Ministër të Ekonomisë Kurti ka propozuiar Rozeta Hajdarin.
Kurse Arben Vitia është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.
Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit 30 personat e arrestuar nga megaoperacioni “First Day”. Megaoperacion policor i drejtuar nga Prokuroria…
Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të reja nga Florida, ku shfaqet në super formë dhe…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e…
Dua Lipa ka ndezur rrjetin me një fotografi të re ku shfaqet duke mbajtur në dorë modelin më të ri…
Pas një periudhe në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave mbi marrëdhënien me ish-partnerin Fero, modelja Arbenita Ismajli rikthehet…
Aktorit dhe regjisorit Justin Baldoni i janë shtuar akuza të reja përpara gjyqit të bujshëm me Blake Lively, i planifikuar…