Një burrë 59 vjeçar nga Prishtina, e një grua 70 vjeç nga fshati Korishë i Prizrenit quan në 3 numrin e të vdekurve nga Covid-19.
Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, tha se të dy personat kanë pasur edhe sëmundje tjera.
Ndërkohë në oborrin e klinikës infektive në QKUK, u panë familjarët e viktimës nga Korisha e Prizrenit.
Nipi i 70 vjeçares, tha se është i pakënaqur me mënyrën se si ajo u trajtua nga mjekët.
Ai dyshon se ajo nuk ishte fare e prekur me COVID 19, pasi që nuk kishte shfaqur simptoma.
E pas më shumë se dy orë pritje, automjeti me trupin e pajetë të 70 vjeçares u nis për në Korishë të Prizrenit, që tashmë është futur në karantinë.
Ndërsa sipas drejtorit të shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, të gjitha kontaktet e 70 vjeçares janë testuar dhe kanë rezultuar negativ me koronavirus.
Ndërkohë momentalisht në kliniken infektive janë të shtirë 47 persona të prekur me virusin korona.
E pas vdekjes së 59 vjeçarit, stafi i Qendrës Emergjente që i ofroi ndihmë tashmë të ndjerit janë izoluar.
Ndërkohë sipas infektologut Sali Ahmeti, në Kliniken Infektive, 5 pacientë janë me oksigjeno terapi e 2 me ventilim mekanik.
Ahmeti bëri me dije se gjatë ditës së hënë pritet që 2 persona të lirohen nga infektiva, ndërsa shpreson se gjatë javës ky numër të shkoi në10.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…