Categories: Uncategorized

Vijnë 50 respiratorë të rinj për pacientët me koronavirus

Për shkak të situatës me pandeminë Coronavirus, në fund të këtij muaji, pritet të bëhet furnizimi me 50 respiratorë të rinj të cilët do të jenë në dispozicion për pacientët.

Faik Hoti, zyrtar për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se pjesa tjetër pritet të vijë në Kosovë gjatë muajit maj.

Të lidhura

None found

Sipas Hotit, janë edhe duke diskutuar me BE-në që të sigurohen edhe 30 respiratorë të tjerë që do të ndihmonin në trajtimin e pacientëve të prekur me Coronavirus.

“Prioritet përveç furnizimit me mjete mbrojtëse mbeten edhe pajisjet respiratorët e rinj dhe në këtë aspekt presim që gjatë këtij muaji eventualisht edhe gjatë muajit tjetër të sigurojmë edhe 50 respiratorë të tjerë e madje edhe prej fondeve të BE-së ka diskutime të sigurohen edhe 30 respiratorë të tjerë që do të kishin përforcuar këtë linjë të trajtimit të pacientëve me Covid”, tha Hoti për EO.

Aktualisht në Kosovë gjithsej janë 142 respiratorë, prej tyre 95 janë në sektorin publik. Sipas Hotit, e mira është që për këtë situatë ndihmë ka ofruar edhe sektori privat.

“Momentalisht sektorit publik i ka 95 respiratorë edhe sektori privat i ka 47, numri i përgjithshëm i respiratorëve është 142 respiratorë. E mira është që edhe sektori privat ka shprehur gatishmëri që ta ndihmojë sektorin publik dhe çdo aset, infrastruktura shëndetësore, resurset humane të këtij sektori mund të përdoren në rast nevoje nga sektori publik gjatë gjithë kohës sa do të kemi nevojë për trajtim të pacientëve të prekur nga kjo sëmundje”, theksoi Hoti.

Në Klinikën Infektive për trajtimin e pacientëve me Coronavirus, tashmë janë në dispozicion edhe dy ilaçe Azithromycin dhe Chloroquine, të cilat sipas presidentit të ShBA-së Donald Trump, kanë dhënë rezultate të mirë për trajtimin e pacientëve.

Për këtë Hoti thotë se ilaçet janë në dispozicion, ndërsa se a është e domosdoshme të përdoren apo jo e vendosin infektologët.

“Terapitë që tashmë po përdoren ose së paku po ka diskutime rreth përdorimit të tyre nivele botërore, dy prej tyre të cilat janë përmend edhe nga presidenti amerikan, i ka Klinika Infektive në dispozicion”.

“Mirëpo, është gjithmonë në kompetencën profesionale të një infektologu që të vendosë nëse një bari i caktuar duhet të përdoret te pacientët apo jo. E rëndësishme është që këto i kanë, mirëpo e vendosin ata nëse është e domosdoshme për tu përdor apo jo, sepse ajo që dihet tashmë është që nuk ka ilaç specifik kundër Covid-19 e as vaksinë”.

Ndërsa, nga Klinika Infektive, thonë se këto dy ilaçe janë duke u përdorur te pacientët e infektuar me Coronavirus.

Sipas Infektologut, Valbon Krasniqi, momentalisht kanë sasi të mjaftueshme dhe gjasat janë që këto terapi të kenë efekt pozitiv te pacientët e infektuar me Coronavirus.

“Po këto dy ilaçe janë duke u përdorur dhe kemi sasi te mjaftueshme. Gjasat janë që kanë efekt pozitiv”, tha Krasniqi përmes telefonit për EO.

Ndërkohë, për luftimin e pandemisë, ministria i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte thënë se janë në diskutim me disa kompani për sigurimin e dy ilaçeve Remdesivir dhe Faviopiravir.

Hoti në lidhje me këtë theksoi se këto dy ilaçe janë në faza të eksperimentimit dhe sipas rekomandimeve të OBSh-së dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, nuk janë aprovuar për përdorim të gjerë.

Ilaçet e tjera janë kryesisht në fazat e eksperimentimit të ndryshme dhe varësisht se çfarë do të bëjnë shtetet e tjera, çfarë do të rekomandojë OBSh-ja dhe Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, ashtu do të veprojë edhe Kosova

Ato janë gjithashtu në faza të eksperimentimit dhe Ministria ka pasur kontakte me njërën nga kompanitë që e prodhon njërin, por ata kanë rekomanduar që tash për momentin ky ilaç nuk është i aprovuar për një përdorim të gjerë dhe më shumë ka qenë në një lloj testimi”.

të fundit

Endri Prifti thirrje Ramës: Djali im u largua nga Shqipëria, sepse këtu s’ka të ardhme, dëgjoje popullin dhe hap krahun

Këngëtari Endri Prifti i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga pushteti, duke e akuzuar se ka dështuar…

6 minutes ago

Trump njofton lirimin e amerikanit 74-vjeçar të dënuar për luftimet në Ukrainë: Po kthehet në shtëpi

Rusia ka liruar shtetasin amerikan Stephen Hubbard, 74 vjeç, i cili ishte dënuar me gati shtatë vite burg për akuzat…

9 minutes ago

Pse më ndodhi mua?”, Kvaratskhelia përlot me reagimin pas dëmtimit të rëndë

Khvicha Kvaratskhelia ka përcjellë një mesazh emocionues për tifozët e tij pas lëndimit të rëndë që pësoi në përballjen e…

10 minutes ago

Çitaku falënderon Hamzën: E more drejtimin e PDK-së për t’i shërbyer partisë dhe Kosovës, jo interesave personale

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka falënderuar për udhëheqjen e partisë tashmë ish-kryetarin Bedri Hamza, pak pas njoftimit të tij…

13 minutes ago

I moshuari i bashkohet protestës: Kam ardhur për studentët! Rama nuk është njeri për të bërë marrëveshje me ta, për 140 ditë nuk erdhi të na takonte

Një i moshuar i është bashkuar protestës para Kryeministrisë, duke thënë se ka dalë në mbështetje të të rinjve dhe…

21 minutes ago

Berisha calls on Rama: Resign! Claims masked men left the Ministry of Interior to attack businesses

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar hapur kryeministrin Edi Rama se po ushtron dhunë policore ndaj studentëve që protestojnë…

23 minutes ago