Categories: Uncategorized

Vetëvendosja thërret Hotin në interpelancë për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për thirrjen e kryeministrit Hoti në interpelancë, lidhur me tërheqjen e masave të reciprocitetit të Republikës së Kosovës ndaj Serbisë.

Reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë. Kështu thuhet në njoftimin për medie të LVV-së, ku ndër të tjera theksohet se “Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror”.

Të lidhura

None found

“Reciprociteti është parim ndërkombëtar që bazohet në barazinë midis shteteve. Republika e Kosovës me shpalljen e pavarësisë ka subjektivitet ndërkombëtar dhe dokumentacioni apo çdo formë tjetër ndërveprimi në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të jetë ndryshe përpos se reciproke.

Barazia është parakusht, kurse reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë. Është obligim shtetëror e kushtetues, përveçse në interes të shtetit që qytetarët, ndërmarrësit dhe profesionistët të trajtohen barabarësisht e pa paragjykime.

Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftimin ë LVV-së.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së shtunës ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, të shtunën më 6 qershor, në një konferencë për media, ka thënë se i kanë hequr të gjitha pengesat me Serbinë, për të rifilluar procesin e dialogut.

të fundit

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

8 minutes ago

Transportonin kundrejt pagesës 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…

13 minutes ago

Albian Ajeti rilind te Lugano: gjashtë gola në dhjetë ndeshje pas një periudhe të vështirë

Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas…

17 minutes ago

Court definitively dismisses Trump’s $10 billion lawsuit against The Wall Street Journal over Epstein letter

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës…

32 minutes ago

Cambridge scientist among 69 victims of tragic railway crash in Spain

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

32 minutes ago

Hasani: Albanians should capitalize on changes in Serbia and call for an investigation into address deactivation

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

32 minutes ago