Categories: Uncategorized

Veseli: S’ka e as s’ka për të pasur kurrë marrëveshje sekrete

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli i është kundërpërgjigjur deklaratave te kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, rreth një marrëveshje sekrete mes Kosovës dhe Serbisë.

I pari i PDK-së në emisionin debatues “Click”, deklaroi se s’ka as s’ka për të pasur kurrë një marrëveshje sekrete, megjithatë siç vlerësoi ai po ka vetëm mashtrime ndaj popullit të Kosovës.

Të lidhura

None found

“S’ka e as s’ka për të pasur kurrë marrëveshje sekrete. Ka edhe ka për të pasur gjithmonë tentativa për me ju mashtru juve qytetarëve të vendit tim në çdo moment vetëm për përfitim politik, për të krijuar frikë dhe paqartësi në këto momente.”, deklaroi ai.

Veseli duke iu referuar deklaratës së Kurtit se nuk shkon në “shtëpinë e bardhë, të kuqe, të zezë për të nënshkruar diçka”, i tha “kur ka marrëveshje, shko gjeje”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në seancën e Kuvendit kur u shkarkua Qeveria, u shpreh i bindur se ka një marrëveshje të gatshme të arritur ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

të fundit

Në Kuvend nis shqyrtimi i amendamenteve për ndryshimet në Buxhet

Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen…

2 minutes ago

Scholes: Fernandes nuk meriton më shiritin e kapitenit, duhet të largohet nga Evropa

Paul Scholes beson se Bruno Fernandesit nuk mund t’i besohet më si kapiten i Manchester United dhe sugjeron që ai…

4 minutes ago

SPAK mbyll hetimet për Belinda Ballukun, ngrihen 5 akuza penale! Nga abuzimi me 9 tendera tek pastrimi i parave! Si u zbuluan dy vilat luksoze të fshehura në emër të Igli Tares

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku përballet me pesë akuza penale që përfshijnë 15 episode të dyshuara. Sipas njoftimit të SPAK-ut të 20…

8 minutes ago

Shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy makina

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari.…

9 minutes ago

Gërvalla: Asnjë kufi nuk duhet të shërbejë si strehë për krimin

Qeveria e Kosovës ka miratuar katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, tri me Mbretërinë e Suedisë dhe një me Mbretërinë…

10 minutes ago

Stroke cases are increasing; the youngest patient treated was 16

Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…

12 minutes ago