Categories: Uncategorized

Veseli i kthen përgjigje Kurtit: Jam i shqetësuar për qëndrimet ndaj Serbisë dhe SHBA-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ia ka kthyer letrën kryeministrit Albin Kurti i cili para pak ditësh ka kërkuar ta takoj për të diskutuar për dialogun, programin qeverisës, sfidat në shtetndërtimin demokratik, zhvillimi socio-ekonomik.

Në letrën që Veseli ia ka kthyer më 3 mars Albin Kurtit, i ka thënë se e mirëpret ta takoj në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të diskutuar për fuqizimin e pozicionit të Kosovës përballë Serbisë, por Veseli i ka shprehur shqetësime Albin Kurtit për qëndrimet e tij karshi Amerikës.

“Shpreh shqetësimin tim me mungesën e qëndrimeve tuaja të qarta dhe të paqëndrueshme përballë Serbisë dhe kursit konfrontues me aleatin tonë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në letrën e liderit të PDK-së Kadri Veseli dërguar kryeministrit Albin Kurti.

Më tutje në këtë letër të Veselit thuhet se Kosova, jo vetëm sot, por edhe më parë, ka pasur dhe ka nevojën e dakordimeve të spektrit politik, sidomos për çështjet e rëndësisë nacionale.

“Por, të ftosh në takim konsultues dhe nga ana tjetër të marrësh në të njëjtën ditë vendime të njëanshme, kjo nuk i ndihmon nevojës së konsensusit nacional për temat që më keni ftuar në takim. Edhe njëherë, për hir të transparencës, edhe për hir të respektimit të hierarkisë institucionale, çështjet që keni kërkuar t’i flasim, si programi qeverisës, sfidat në shtetndërtimin demokratik, zhvillimi socio-ekonomik, konsideroj se e kanë vendin për debat në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, për tema të tjera, si politika e jashtme dhe se si ta forcojmë Kosovën përballë Serbisë, është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe konsensusi nacional. Jam i gatshëm në çdo kohë t’ju pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kurdo që ju të keni dëshirë për takim. Por po ashtu, edhe unë, në çdo iniciativë që do të ndërmarr në interes të vendit, do të ju drejtohem dhe vij për takim me Ju si kryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Veselit.

të fundit

Nesër në Vatikan ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV! Presidenti Begaj dhe krerë fetarë shqiptarë udhëtojnë drejt Vatikanit

Një delegacion i lartë nga Shqipëria do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni…

13 minutes ago

Eurovizioni/ Gjithçka duhet të dini për para finales së madhe, ja kur performon Shqipëria

Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit. Artistë muzikorë…

43 minutes ago

“Në dy vitet që vijnë Shqipëria pjesë e BE”, eksperti i integrimit europian për deklaratën e Macron: Kurrë s’kam lexuar diçka kaq pozitive për Shqipërinë

Eksperti i integrimit europian, Shenoll Muharremi, ka analizuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron për Shqipërinë. Në një postim në…

1 hour ago

Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit…

1 hour ago

Nuk ndalen sulmet në Gaza! Raportohen 146 viktima në gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ajrore izraelite vranë të paktën 146 palestinezë dhe plagosën shumë të tjerë në sulmet e fundit mbi Gazën gjatë…

2 hours ago

Kriza në martesën e dytë të reperit? Fero dhe Nita Bajrami përfliten për ndarje

Reperi i njohur Fero ka ndezur sërish mediat rozë, këtë herë për një krizë të mundshme në jetën e tij…

2 hours ago