Categories: Uncategorized

Vendimi i Thaçit për faljen e dënimit të vrasësit të 13-vjeçarit revolton familjarët (VIDEO)

Të drejtën e faljes të të dënuarve, presidenti Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar për t’ia zbutur dënimin edhe vrasësit të një fëmije 13-vjeçar.

Luz Allaku, gjashtë vjet më parë, ishte arrestuar për vrasjen e dy personave, të miturin Pal Hili e xhaxhain e tij 47-vjeçar Hil Hili. Gjykata e ka dënuar me 15 vjet burg, nga to 3 vjet e gjysmë ia ka falur presidenti Thaçi para dy javësh.

Të lidhura

None found

Vrasësi e viktimat jetonin atëkohë në afërsi, me një distancë prej rreth 70 metrash mes shtëpive të tyre. Por familjet ishin në konflikt, i cili kishte nisur para më shumë se 10 vjetësh e që kishte të bënte me mosmarrëveshjet rreth shfrytëzimit të tokave shtetërore në afërsi.

13-vjeçari i vrarë u bë viktima e tretë e familjes Hili nga fshati Marmullë i Gjakovës. Rreth dhjetë vjet më parë i ishte vrarë babai në moshën 47-vjeçare. Vrasja, sipas familjes Hili, kishte ndodhur në afërsi të shtëpisë, në errësirë, e nga atëherë askush nuk është arrestuar për këtë vrasje.

Për 13-vjecarin, siç tregon axha i tij, një plumb kishte qenë fatal.

“Djali i vëllait vetëm një në kokë. Në krahun e majtë – të veshi. Por ai ka qenë vdekjeprurës”, ka thënë Pren Hili.

Gjashtë vjet pas, sipas familjes Hili, dhembja është rënduar në ditën kur presidenti e fali dorasin.

Edhe Pren Hili ka qenë i dënuar për plagosjen e një anëtari të familjes Allaku. Thotë se vetë ai ka qenë i plagosur tri herë dhe askush nuk është arrestuar për këto raste.

Nga të gjitha vrasjet në familjen e saj, Maria Hili më së shumti ndien dhembje për nipin.

80-vjeçarja thotë se nuk kishte mundur të besojë se është i vërtetë lajmi për faljen e vrasësit të familjarëve të saj nga presidenti.

Më 31 korrik, në ditën e Bajramit të Vogël, presidenti Thaçi fali gjashtë të dënuar, në mesin e tyre edhe Luz Allakun.

KOHA i ka drejtuar pyetje Presidencës për hollësi rreth arsyeve të faljes të këtyre të burgosurve, por nuk ka marrë përgjigje.

Me Ligjin për faljen, presidenti ka të drejtë të falë të dënuar me vendim të formës se prerë. Megjithatë, janë disa kritere për falje që i parasheh ky ligj.

“Pesha e krimit; rreziku i recidivizmit; pendimi i sinqertë; shfaqja e sjelljeve dhe karakterit të respektueshëm”, parasheh Neni 5.

KOHA ka provuar të kontaktojë edhe familjen Allaku, por në Marmullë bashkëfshatarët kanë thënë se familja është zhvendosur tërësisht nga ky fshat. I pamundshëm ka qenë edhe kontakti me avokatin e familjes, Ndec Doda, me gjithë përpjekjet për të komunikuar me të.

Në fshatin Marmull të Gjakovës kanë ndodhur viteve të fundit edhe vrasje të tjera mes familjeve të ndryshme që janë në hasmëri mes vete.

të fundit

Benatia reagon ashpër për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi: “E trajtuan si mbeturinë

Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…

46 minutes ago

Wenger tërhiqet nga gara për presidencën e FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…

46 minutes ago

Zhupa: Saranda municipality did not seek funding for the city’s cinema; its dignity will be restored after May 9

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…

49 minutes ago

Pandeli Majko at Socialist Party assembly: I have information about 1,000 hours of explicit and corruption-related footage; resign before it is released

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…

49 minutes ago

Netanyahu renews call for unity government after election defeat; Eisenkot rejects it: “These tricks don’t work on me

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…

50 minutes ago

Fifi flet për dasmën me Adisin dhe zbulon kë do të shihte në Eurovizion

Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…

1 hour ago