LDK-ja thotë se gjendja shëndetësore e Isa Mustafës është shumë e mirë
Të premten e kaluar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen e tij ka dhënë detaje LDK-ja.
Zyrtarja për komunikim me publikun në LDK, Gentiana Azemi ka thënë se gjendja e Mustafës është shumë e mirë.
“Gjendja e kryetarit Mustafa është shumë e mirë, nuk ka nevojë për shqetësim. Ju falënderoj juve për interesimin”, ka thënë ajo për FaktePlus.
Ndryshe, Mustafa kur njoftoi se ishte infektuar me koronavirus, tha se përveç një plogështie, nuk vërente diçka tjetër.
“Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, kishte shkruar ai.
Deri tash të infektuar me koronavirus nga LDK-ja janë edhe Arben Gashi, Haxhi Avdyli, Visar Hoti e Frashër Demaj. Nga AAK-ja janë Albena Reshitaj e Rasim Selmanaj kurse nga PDK-ja Eliza Hoxha dhe Abelard Tahiri.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…