Një 50-vjecar u gjet pa shenja jete gjatë ditës së enjte në një banesë në rrugën “Bingenit”. Kishin qenë fqinjët ata që e kishin lajmëruar policinë se në katin e katër të ndërtesës kolektive që po kutërbonte një erë jo e zakonshme.
Një person me profesion taksist rreth 50-vjecar kishte jetuar vetëm në banesë. Ai kishte qenë i martuar po i divorcuar nga familja. Trupi i pajetë i këtij personi u gjet në banesë në orët e para të paradites së 5 marsit.
E ndërkohë me gjithë këtë rast tashmë janë duke u marrë institucionet hetimore të Kosovës. Këta të fundit kanë deklaruar se ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së këtij personi.
“Rr. “Bingenit”, Prizren NN. Është raportuar se me 05.03.2020 viktima mashkull kosovar në banesën e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërkohë në trupin e pa jetë të 50-vjecarit sipas policisë nuk janë vërejtur shenja dhune. /albeu.com/
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…