Categories: Uncategorized

Tre fëmijë 1, 2, dhe 3 vjeç të infektuar në Mitrovicë

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka ngritur shqetësimin për infektimin me koronavirus të fëmijëve në këtë komunë.

Ai për KOHËN ka sqaruar se të infektuarit e dy ditëve të fundit janë fëmijë të moshave një, dy dhe tre vjeçar.Ndërkaq infektimin e fëmijëve e ka cilësuar si dështim të të rriturve.

Të lidhura

None found

“Mbrëmë kemi pasur 2 raste të reja që kanë rezultuar pozitivë në testin ndaj virusit COVID-19. Bëhet fjalë për raste kontakti që fatmirësisht janë shënjestruar shpejtë pa lënë mundësi të përhapjes së mëtutjeshme dhe tanimë janë në vetizolim. Në anën tjetër po na shfaqet një fakt tepër shqetësues. Pozitiv në testim po dalin fëmijët 2 – 3 vjeç. Ata nuk po dalin jashtë, ku munden me u infektu? Fatkeqësisht këtu po dështojmë ne të rriturit. Në vend se t’i mbrojmë familjet dhe të dashurit tonë, ne vetëm që t’i përmbushim disa teke tona të pakuptimta e duke mos i marrë parasysh rekomandimet e IKSHPK-së për bartjen e maskave e dorëzave dhe ruajtjen distancës, i rrezikojmë seriozisht”, ka thënë ai.

Mujka ka bërë thirrje që prindërit të kenë kujdes që fëmijët të mos i ekspozohen rrezikut.Ai ka shtuar se gjatë vikendit do të ritestohen rastet nga Reka.

“Në Komunën tonë për momentin kemi 19 persona të diagnostikuar me virusin COVID 19. Dy nga ta janë të shtritë në Klinikën Infektive ndërsa 17 tjerë janë në vetizolim. Gjatë vikendit do të ritestohen rastet nga Reka”, ka deklaruar ai.Deri tash në Kosovë janë infektuar 927 persona, janë shëruar 671 ndërkaq kanë vdekur 29 persona, të cilët sipas personelit të Klinikës Infektive, kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese.

të fundit

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

2 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

3 hours ago

Yamal kryeson Evropën me shifra mbresëlënëse, a do ta ndalë Atletico Madridi?

Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…

4 hours ago

Nga dashuria te karriera, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë 7 nëntor 2026

Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…

4 hours ago

Adriatik Llalla breaks his silence after leaving Albania, discusses his sentence, US “non grata” designation and clash with Donald Lu

Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…

4 hours ago

New Ergys Agasi wiretaps, Alizoti: Scandalous for SHISH chief to be “in the grip” of a strongman, the state brought to its knees

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…

4 hours ago