Zyrtarë të Komunës së Gjilanit kanë njoftuar se e premtja është shpallur ditë zie, raporton Express.
Pesë kufomat e familjes Bllaca janë varrosur para pak minutash në varrezat e fshatit Cërnicë të Gjilanit.
Në ceremoninë e varrimit ka folur edhe një familjar, i cili i falënderoi të gjithë ata që u janë gjendur pranë në këto ditë të vështira.
“Kemi disa mesazhe. Ne besojmë në Zot dhe në shtet e institucione. Falënderojmë të gjithë ata që na janë gjetur pranë në këto ditë të vështira”, tha ai.
Ndryshe, pesë anëtarët e kësaj familje u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Bojanina”, të martën. Sipas Prokurorisë së Gjilanit, zyrtarja policore Valdete Bllaca dyshohet se ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…
Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…
Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…