Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ua ka uruar festën e Fitër Bajramit besimtarëve myslimanë në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, presidenti ka uruar që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet.
Thaçi po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që t’i shmangin vizitat tradicionale tek njëri tjetri, për shkak se siç është shprehur ai, “pandemia ende nuk ka kaluar”.
Postim i plotë nga presidenti:
Besimtarët myslimanë sot e kanë ditën e fundit të agjërimit dhe e përfundojnë muajin e Ramazanit. Ky muaj i madhërishëm sivjet ishte më ndryshe për shkak të pandemisë, por ai forcoi besimin, durimin dhe disiplinën fizike e shpirtërore te çdo besimtar.
Njëkohësisht me urimin që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet, besimtarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin, i cili është gëzim i përbashkët dhe vazhdim i bujarisë dhe bamirësisë ndërnjerëzore.
Rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar, prandaj u bëj thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, sepse vetëm disiplinë dhe kujdes të shtuar mund t’i gëzohemi së shpejti edhe tejkalimit të kësaj situate.
Paqja, solidariteti, mirëqenia dhe toleranca uroj të mbizotërojnë përherë në mesin tonë dhe kudo në botë!.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…