Categories: Uncategorized

Thaçi: Të hënën nisim takimet për formimin e Qeverisë së re

Menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, Kosova do të nisë nga formimi i një qeverie tjetër. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi bëri të ditur se të hënën do të fillojë takimet me liderët e partive politike, për të marrë opinionet e tyre në lidhje me formimin e Qeverisë së re.

Ai tha se do të mundohen që në këtë gjendje në të cilën gjendet Kosova të evitojnë shpërbërjen e Kuvendit.

“Pas krijimit të situatës së re, rënies së Qeverisë dhe mocionit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, nga e hëna duke respektuar ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën në tërësi dhe përpikëri, do të filloj konsultimet me liderët e partive politike, gjithashtu edhe me prezantimin e kritereve mbizotëruese për mundësinë e formimit të Qeverisë së re dhe mundësi të reja”, tha presidenti në një deklarim për medie pas vizitës së tij në Qendrën e Studentëve, një pjesë e së cilës është shndërruar në karantinë.

“Fokusi im do të jetë në çdo rrethanë të eliminohet mundësia për zgjedhje të reja apo shpërbërja e kuvendit, propozimi im është të jetë mundësia e krijimit të Qeverisë së re, pra nga e hëna në mëngjes do t’i ftoj liderët e partive politike të dëgjoj opinionet e tyre dhe të prezantoj kriteret mbizotëruese për të formuar Qeverinë e re, në mënyrë që të mos ketë vakum institucional. Por Qeveria aktuale, në ikje është në detyrë dhe do të kryej punët që i takojnë me Kushtetutën dhe Ligjin”, tha Thaçi.

të fundit

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

1 minute ago

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…

31 minutes ago

“More me vete edhe fëmijërinë time” / Rudina Hajdari kujton të atin në 27-vjetorin e vdekjes: Më ka përndjekur dyshimi, kush kishte dorë në vrasjen tënde

Në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka ndarë një mesazh të ndjerë në kujtim të të atit.…

34 minutes ago

BËHUNI GATI! Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të fuqishme për 4 shenja të zodiakut

Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…

9 hours ago

Elhaida Dani, tre bashkëpunime të mëdha në një album

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…

9 hours ago

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Beqarë të këtyre dy shenjave, një takim i jashtëzakonshëm mund t’jua kthejë jetën përmbys

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…

9 hours ago