Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur një takim me ekspertët e Brookings Institute, një nga “think-tanket” më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët ka folur për perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Thaçi u shpreh se roli i SHBA-së mbetet i pazëvendësueshëm në përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se Kosova është e lirë dhe e pavarur, por storia e suksesit të Kosovës do të mbyllet kur vendi të integrohet në NATO dhe në BE.
Po ashtu, Thaçi tërhoqi vërejtjen se BE-ja është duke u vonuar me Kosovën dhe me tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo po e lëndon besimin në institucionet e BE-së dhe po e zvogëlon fuqinë e BE-së për të ndikuar në rajon.
“Marrëveshja përfundimtare për paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë është çelës për paqen, stabilitetin, për zhvillimin ekonomik dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe tërë rajonit”, u shpreh presidenti Thaçi.
Brookings Institute është ndër think-tanket më me ndikim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa bisedimet me ekspertë të këtij instituti ndikojnë në rekomandimet për vendimmarrje dhe politika në Uashington.
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…