Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe tek varrezat në Mejë të Gjakovës, ndërsa theksoi se nuk do të ketë amnisti për gjenocidin dhe krimet e Serbisë në Kosovë.
Thaçi tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka vrarë mbi 10 mijë shqiptarë civilë, ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile, ka vrarë mbi 1300 fëmijë, policia e ushtria serbe ka dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare, ndërsa ka dëbuar dhunshëm edhe mbi 1 milion qytetarë të Kosovës.
“Ky është një gjenocid i shtetit ë Serbisë, për fat të keq ende i pandëshkuar në rrafshin ndërkombëtar dhe nga asnjë drejtësi lokale”, tha Thaçi.
Sipas tij, kjo heshtje ndërkombëtare nënkuptohet një lloj amnistie ndaj gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë.
“…Por nuk do të ketë asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nga askush amnisti përballë krimit dhe gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkërisht me ndërkombëtarët që ky gjenocid dhe këto krime të ndëshkohen prej autoriteteve përkatëse të drejtësisë, lokale dhe ndërkombëtare”, tha Thaçi.
Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…
FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…
Dy nënshkrime të mëdha në orët e fundit të tregut të transferimeve të Juventusit: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Të…
Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,…
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për…
Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se mandati i tyre politik do të jetë në opozitë të…