Presidenti Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Nju Jork ka takuar edhe shoqatën shqiptare ‘Vatra’.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar se pati një bashkëbisedim miqësor me kryetarin e saj, Elmi Berisha dhe anëtarët e saj.
“Në Nju Jork të SHBA-së isha në selinë e Vatrës, shoqatës më të vjetër shqiptare, ku u prita nga kryetari i ri i saj, Elmi Berisha, dhe nga anëtarët e kësaj shoqate.
Pata një bashkëbisedim të përzemërt, miqësor e të hapur me bashkëkombësit. Liria dhe pavarësia e Kosovës, të arriturat e Kosovës, të tërë shqiptarëve janë të lidhura ngushtë me punën e vyeshme, me guximin dhe me sakrificën e diasporës shqiptare”, tha Thaçi.
Shoqatën ‘Vatra’, e ka vizituar edhe kongresmeni Eliot Engel, një përkrahës i gjatë, i çështjes shqiptare veçanërisht i pavarësisë së Kosovës.
“Unë gjithmonë kam thënë që Kosova do të jetë një komb i lirë dhe i pavarur, me gjithë zërat skeptik për këtë. Ju gjithmonë do të keni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Engel.
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…