Presidenti Hashim Thaci, përmes një letre e ka njoftuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, se do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm për formimin e Qeverisë, në konsultim me liderët e partive të tjera, pasi sipas Thacit, Kurti nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për formimin e Qeverisë.
“Me keqardhje konstatoj se me veprimet tuaja nuk e keni shfrytëzuar të drejtën tuaj të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë, në pajtim me Vendiin e Komisionit Qendror Zgjedhorpër certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit shkruan ekspress.
Tutje Presidenti e njofton Kurtin se në vazhdimësi do të konsultojë liderët e tjerë të partive politike për hapat të mëmtutjeshëm të formimit të Qeverisë.
Presidenti Thaci gjatë fundjavës së shkuar ka paralajmëruar se këto ditë do të ndërmarrë veprime për mandatimin e një kandidat që do ta formojë Qeverinë e re, derisa Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, nuk ka dërguar asnjë emër për mandatar, pas rrëzimit të Albin Kurtit me mocion mosbesimi.
LDK nga ana tjetër po vazhdon përgatitjet e saj për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë.
Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, e ka takuar sot liderin e AAK’së, Ramush Haradinajn, me të cilin, sic raporton T7, kanë pasur temë cështjen e formimit të Qeverisë.
LDK’ja ka aprovuar në këshillin e përgjithshëm të partisë një koalicion të mundshëm me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet.
Dashi Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni…
Kreu i landit më të madh gjerman të Bavarisë, Markus Soder është shprehur me skepticizëm ndaj idesë së vendosjes së…
Në zbatim të Deklaratës së Përbashkët me BE-në, SHBA-të kanë lëshuar një një urdhër ekzekutiv mbi marrëdhëniet tregtare dhe tarifat…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Stamboll, ku një çift turistësh nga Rusia janë arrestuar nga autoritetet turke pasi…
Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve, disa persona janë…
Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, Ilir Shaqiri, ka ndarë disa nga përvojat e tij në…