Categories: Uncategorized

Thaçi komenton ardhjen e Vetëvendosjes në Maqedoni

Kryetari i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka deklaruar se vazhdon që BDI-në ta llogarisë si grup kriminal të drejtuar nga Ali Ahmeti.

Thaçi në Info Magazine deklaroi se pos BDI-së që e llogaritë si të tillë subjektet e tjera politike i sheh si jo të rëndësishme.

Të lidhura

None found

“Unë BDI-në vazhdojë ta llogarisë si grup kriminal të cilin e drejton Ali Ahmeti, një prej atyre subjekteve është në koalicion me LSDM-në me një parti maqedonase ndërsa për të tjerët nuk i llogaris si fortë të rëndësishëm ne pretendojmë që kjo ideja jonë dhe kandidimi im për zëvendëskryeministër të jetë ide që ec përpara dhe që fiton mbështetjen e shqiptarëve, besoj se bashkëpunimi për të arritur mbështetjen e qeverisjes e cila do të pranojë kërkesën e PDSH-së për postin e zëvendëskryeministrit me të drejtën e veto-së në vendimet që merren në qeveri “.

“Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin demokratik të shqiptarëve për shëndetin në përgjithësi të ardhmërisë të Maqedonisë që BDI-ja të mos zhduket por të kalojë në opozitë”, deklaroi Thaçi.

Thaçi mes tjerash foli edhe rreth operimit të mundësh të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut.

“Është e drejtë demokratike që gjithkush të bëjë organizim politik e këtë nuk mund të ja mohoj askush askujt. Mendoj se as shumë jemi të përçarë sa nuk duhet dhënë edhe një kontribut për një ripërçarje”.

“Më vjen keq por kishim një kuadër që pastaj ai u avancuar në pozita këtu në Kosovë i cili ishte pseudokandidati për president shqiptar. Blerim Reka ishe kandidat për president dhe erdhi këtu dhe e tha at fjalinë e madhe se duhet të hapet korridor për Serbinë për të mbërritur në Durrës, nuk e preferoj këtë dhe e dyta jo vetëm për Vetëvendosjen por kjo vlenë edhe për qeverinë shqiptare, qeverinë e Kosovës dhe për lidershipin kosovarë dhe të Maqedonisë nuk duhet vëllezër t’i ngatërrojmë fotgurët e me tregu se kush është drejtues i kësaj situate për shkak se mund të kemi pasoja tek aleatët tanë”.

të fundit

Të shtëna me armë në Saraj, lëndohet një person

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Saraj të Shkupit. Sipas MPB-së, tek ata,…

6 minutes ago

Bylis B dominon pjesën e parë, ndërsa Butrinti – Albpetrol mbyllet me dy kartonë të kuq dhe shumë të verdhë

Kategoria e DytePo luhen 5 ndeshjet e Kategorisë së Dytë në Grupin B, java e 4-të [...]Read More...

9 minutes ago

VIDEO/ Jam femër, nuk po lëviz! Policia u merr me forcë çantat e shpinës studentëve

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë protestës studentore që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë. Pas ndërhyrjes…

12 minutes ago

Shala u bën thirrje klubeve, federatave dhe OJQ-ve të fuqizojnë kapacitetet për sponsorizimin në sport

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit…

15 minutes ago

Kishte bërë pazarin për shtëpi/ Me qumësht dhe portokalle me vete, pesë efektivë rrethojnë qytetarin

Mesditën e sotme, është regjistruar një moment i pazakontë në protestë, ku një qytetar është rrethuar nga pesë efektivë policie,…

17 minutes ago

Shkëlzen Gashi proposes a technical government to Rama: If you’re confident you’ll win, run afterward

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili tha se nuk mund ta mposhtin…

19 minutes ago