Categories: Uncategorized

Thaçi dhe Hoti: Dialog politik për njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thonë se objektivi i dialogut me Serbinë është njohja reciproke.

Pas një takimi ndërmjet Thaçit dhe Hotit, dy krerët shtetërorë thanë se procesi i dialogut – që rifilloi më 16 korrik në Bruksel – nuk duhet të rrëshqasë në nivel teknik.

“Ne duhet të qartësojmë raportin mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Pra, të ndodhë njohja reciproke, dhe në asnjë rrethanë të mos lejojmë që ky proces të zbresë në nivel teknik sepse raporti Kosovë-Serbi është kryekëput politik. Niveli teknik nënkupton status quo dhe respektim i agjendës së Serbisë”, tha presidenti Thaçi.

Ndërkaq, kryeministri Hoti tha se beson që marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon. Sipas tij, përmbyllja e këtij procesi – që nisi më 2011 – mund të përmbyllet në muajt e ardhshëm, pasi siç u shpreh ai ka një “momentum të mirë” për këtë.

“Unë mendoj që është një momentum shumë i mirë sepse kemi vëmendje të BE-së, të vendeve kyçe të BE-së, të Gjermanisë dhe Francës në veçanti, por edhe SHBA-së. Besoj shumë që në muajt e ardhshëm do ta përmbyllim këtë proces me sukses”, tha Hoti.

Presidenti Thaçi tha se një marrëveshje finale me Serbinë, që do të përmbante njohje reciproke, nuk mund të arrihet pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Aty ku nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës jam skeptik se mund të ndodhë njohja reciproke apo e di saktësisht e di që nuk ndodh. Andaj, jetike për ne si Kosovë është që në tavolinë të jetë SHBA-ja, natyrisht bashkërisht me Bashkimin Evropian”, tha presidenti Thaçi.

Më 16 korrik, kryeministri Avdullah Hoti u takua në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky ishte takimi i parë, pas 20 muajsh të ndërprerjes së dialogut.

Pas këtij takimi, delegacionet e ekspertëve të të dyja vendeve, më 23 korrik u takuan në Brusel. Në këtë takim Kosova u përfaqësua nga koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni dhe palën serbe e përfaqësoi, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Paralajmërimet se ky takim i ekspertëve nënkupton rinisjen e dialogut teknik – që nisi më 2011 dhe që u pasua më pas me dialogun në nivel politik – nuk është mirëpritur në Prishtinë.

Presidenca është shprehur kundër rifillimit të dialogut teknik dhe po ashtu dy partitë e koalicionit qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate. /REL/

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago