Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot me krerët e partive politike në vend, me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.
Zyra për informim e Presidencës bën të ditur se presidenti Thaçi fillimisht do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pastaj kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj si dhe kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Derisa në agjendën e presidentit është takimi me Kurtin, në agjendën e kryeministrit nuk është takimi me Thaçin, në orën 13:00.
Orari i takimeve të presidentit Thaçi me kryetarët e partive politike:
Isa Mustafa, ish-kryeministër dhe kryetar i LDK-së;
Ora e takimit: 10:30;
Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së;
Ora e takimit: 11:30;
Ramush Haradinaj, ish-kryeministër dhe kryetar i AAK-së;
Ora e takimit: 12:30;
Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe kryetar i LVV-së
Ora e takimit: 13:00;
Fatmir Limaj, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i NISMA-s;
Ora e takimit: 13:45;
Behgjet Pacolli, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i AKR-së;
Ora e takimit: 14:15.
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…
Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…