Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po sillet si njeri i jashtëligjshëm, derisa, ka thënë se i njëjti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve kushtetuese që ka bërë, raporton Gazeta Express.
Thaçi ka thënë se akterët në vend duhet të fokusohen në respektim të plotë të Kushtetutës.
“Nuk e di sa është e rëndësishme që të dërgojmë mesazhe politike këtu, nga kjo hapësirë e burgut të Dubravës, sidoqoftë jetë juve si mediume kemi obligim të ju përgjigjemi, të jemi korrekt e transparent.
Ajo çka unë mendoj është që ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të Kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Për fat të keq kemi një njeri që e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese po paraqitet dhe po sillet si njëri i paligjshëm në skenën politike”, ka thënë presidenti, sot gjatë një vizite në Burgun e Dubravës.
I pari i shtetit ka thënë se askush nuk duhet të bëjë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.
“ Sidoqoftë jetë duhet të kemi durim duhet që qartësisht të punojmë po edhe të respektojmë të gjithë, kushdo që të jetë në krye të institucioneve ose spektrit politik shoqëria civile mediat, të gjithë të punojmë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dalë në ditët e ardhshme, siç janë deklaruar ata, në asnjë formë të mos pretendoj dikush që të bëj ndonjë presion prandaj, ne duhet të presim vendimin e Gjykatës dhe pastaj ti dhënë opinionet tona dhe qëndrimet”, thotë ai, teksa deklaron se ai edhe më parë i ka respektuar vendimet që kanë dalë nga kjo Gjykatë.
“Gjithë bota e dinë dhe opinioni vendor dhe ndërkombëtar që vendimet i kam respektuar gjithmonë, edhe kur më kanë pëlqy dhe kur nuk më kanë pëlqy fare, askush nuk është mbi kushtetutën mbi ligjet. Unë si president do të vazhdoj të respektoj gjithë mandatin tim që del nga Kushtetuta. Ne duhet të mësohemi që të respektojmë institucionet e pavarura që dalin përtej kornizave të interesit ditor politik apo egos personale të çdo kujt, mendoj se Kosova është përballur suksesshëm me COVID 19 por edhe ka treguar se funksionon demokracia në vend. Ftesa ime për të gjithë është respektim i vendimit të Gjykatës”, shtoi Thaci.
Presidenti i vendit nuk i komentoi deklaratat për presion ndaj këtij institucioni.
“Unë nuk dëshiroj të komentoj fare punën e Gjykatës, edhe kur e lavdon edhe kur e mbron, edhe kur kritikohet po interpretohet në mënyrë të njëjtë, nuk është e drejtë, ta lëmë rahat Gjykatën ndërsa sa i përket rrugëtimit të mëtutjeshëm varet nga vendimi i Kushtetueses, si president e kam marrë vendimin për dekretim duke u bazuar në Kushtetutë por edhe opinionit që kanë treguar shumica e partive”, ka thënë ai.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…