Categories: Uncategorized

Taksës 100 për qind po i vjen fundi, reciprociteti me Serbinë çështje ditësh

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në cilësinë e përfaqësueses së LDK-së si partner i koalicionit qeverisës me VV-në, ka thënë se konkretizimi i marrëveshjes së këtyre dy subjekteve për çështjen e tarifës 100%, është çështje ditësh. Ajo është shprehur se brenda dy, apo tre ditëve të ardhshme, do të zhvillohet takim koordinues për të marrë hapat e mëtejshëm rreth tarifës së vendosur ndaj mallrave serbe.

Largimi i tarifës 100 për qind ndaj Serbisë do të jetë çështje ditësh dhe do të vendoset reciprociteti. Këto masa reciproke do të jenë graduale, por totale.

Të lidhura

None found

Kështu u tha sot nga përfaqësuesit e dy partive në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, në tryezën e diskutimit që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar sot me temën “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi tha se qeveria e re duhet t’i qaset me seriozitet dhe parime të qarta dialogut me Serbinë.

Sipas tij, kërkesa për interesat e Kosovës janë të panegociueshme.

“Është një moment i favorshëm për Kosovën që të vendosen disa parime. Në këtë dialogu nuk mund të ketë marrëveshje pa u dialoguar dhe shqyrtuar secila rrethanë. Nuk besojmë se problemet e komplikuara bëhen me zgjidhje të thjeshta dhe përshpejtuara”, tha ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ishte më i qartë në largimin e tarifës ndaj Serbisë. Ai tha se masat reciproke do të vendosen ndaj shtetit fqinj, por duhet të jenë të kujdesshme që mos të pengojnë rifillimin e dialogut.

Ai tha se masat e reciprocitetit nuk mund të jetë tërësisht të menjëhershme, pasi janë komplekse, do të jenë graduale dhe totale.

“Ne si koalicion qeverisës po tentojmë që të largojmë tarifën për t’i dhënë shans bashkësisë ndërkombëtarë të fasilitojë dialogun me Serbinë. Ne kemi kërkesat për vendosjen e reciprocitetit, por që kjo mos të pengojë dialogun me Serbinë. Pas heqjes së tarifës ne do t’i japim shans dialogut, i cili duhet të përgatitët mirë dhe me opozitën brenda”, tha ai.

Kundërshtues ndaj këtyre deklaratave u shpreh shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, cili theksoi se në tavolinë n e diskutimeve me Serbinë duhet të shkohet vetëm me njohje reciproke.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja do të jetë gjithmonë kujdestare e 17 shkurtit 2008.

“Ne s’po kërkojmë asnjë gjë më shumë prej Serbisë, pos që ta njohë realitetin që e kanë njohur shumë shtete të botës. Do të jemi shumë kritik, do të jemi hapur kundër heqjes së taksës derisa Serbia nuk e njeh realitetin në Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj.

Skeptik për masat e reciprocitet u shpreh edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mbajtur konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes.

Kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi kërkoi më shumë sqarime sa i përket paralajmërimeve për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, edhe pse thotë se do ta përkrahin këtë vendim nëse është në interes të vendit.

“Kur është në pyetje interesi shtetëror ne mendojmë që duhet të përkrahim vendimet që janë për interesi shtetërore, sikur ka qenë vendosja e tarifës dhe tani do të përkthim çdo vendim që është në interes. Nëse Qeveria vendos ta heq tarifën e kam thënë qartë që duhet të ulemi bashkërisht dhe gjithë ato marrëveshje që janë proklamuar qoftë për hekurudha sepse ato janë pengesë e eksportit të Kosovës drejt Serbisë. E përkrahim heqjen e tarifës dhe nëse konsiderohet ajo interes të shoqërisë do ta përkrahim, por duke pas edhe në listë të gjerë”.

Një shtet i madh dhe i fuqishëm europian kërkoi nga Prishtina që të vendosë taksën, në mënyrë që Serbia të braktisë dialogun, i cili në atë moment shkonte drejt zgjidhjes me kompromis që Serbia “të fitojë” veriun e Kosovës dhe Anamoravën. Kështu deklaroi mbrëmë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij në këtë mënyrë u humb rasti për rivendosje të kufirit (me Kosovën – sqarim ynë).

“Serbi e mirë është vetëm ajo që nuk shkon shumë përpara. Disa njerëz e kanë plot gojën Serbi të madhe, por që as Serbia më e vogël nuk do të ishte e vogël sa duhet aq sa e urrejnë atë. Prandaj nuk ua bëj qejfin, sidomos që njerëzit të jenë më të varfër…”

Ai ka thënë se taksa është vendosur me përkrahjen e një vendi perëndimor në mënyrë që Serbia të mos mund të kërkojë veriun e Kosovës dhe Anamoravën e Kosovës. Por ai nuk e përmendi emrin e këtij vendi.

Kujtojmë se në fund të vitit 2018, Qeveria e Kosovës, me në krye Ramush Haradinajn, u ka vënë taksë 100% importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kjo ka bërë që të ndërpritet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është zotuar se nuk do të rikthehet në dialog pa u hequr taksa.

Përderisa debatet rreth taksës në Kosovë vazhdojnë, thirrje për heqjen e këtij vendimi drejtuar qeverisë Kurti, kanë bërë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian./Monitor.al/.

të fundit

Prishtina e Shehit vazhdon pa humbje, triumfi ndaj Ballkanit forcon pretendimet për titull

Prishtina po kalon një formë të shkëlqyer në Superligën e Kosovës, duke vazhduar serinë pozitive nën drejtimin e trajnerit Orges…

3 minutes ago

Eurodeputetja Strolenberg denoncon dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Rama nuk dëgjon dhe nuk ndryshon qëndrim

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…

5 minutes ago

Incident në panairin e Parisit: Dy fëmijë përplasin Mercedes-Benz VLE elektrik në mur

Një incident i pazakontë ka ndodhur në panairin e veturave në Paris, ku dy fëmijë arritën ta aktivizonin një Mercedes-Benz…

9 minutes ago

Vëllai i Zahir Pajazitit kujton këshillën e nënës: “Martohu, se më vonë nuk të marrin çikat

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…

13 minutes ago

Bajram Pajaziti rrëfen pasionet e Zahirit: nga leximi e muzika te futbolli

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri…

13 minutes ago

“Kur flasim për studentët, flasim për të ardhmen e një kombi”/ Revolta e pandalshme, reagon në mbështetje të plotë këngëtarja e njohur Tayna: Ata kanë nevojë që zëri i tyre të dëgjohet

Tayna ka reaguar publikisht për zhvillimet e ditëve të fundit dhe protestën e studentëve në Tiranë, duke u pozicionuar në…

28 minutes ago