I deleguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka folur para mediave pas takimit me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai e ka falënderuar kreun e LDK-së, Isa Mustafën për pritjen, teksa ka përsëritur se nuk do të përfshihen në formim të qeverisë së re.
Grenell ka shtuar se janë të interesuar në zhvillim ekonomik. Ambasadori amerikan në Berlin ka bërë thirrje që të hiqet tarifa, ndërsa, ka përsëritur se do të kërkojë nesër në Beograd që të ndalet fushata për heqje të njohjeve.
“Sapo u takova me liderët e LDK-së, dua që të falënderoj z.Mustafën që na ka pritur, kemi shikuar disa fotografi prej karrierës së tij dhe ai ka shumë eksperiencë. E ndava mesazhin e njëjtë që është se ne në Amerikë nuk jemi të interesuar që të përfshihemi ose se si do të formohet qeveria, ne jemi të interesuar në zhvillim ekonomik, dhe e ndava vizionin tim për të arritur aty shumë shpejtë duke hequr tarifën, ndërsa serbët që të ndalin kampanjën për tërheqje të njohjeve.
Kemi folur specifikisht për projektet e radhës që janë duke u planifikuar”, ka thënë ai.
I deleguari amerikan në dialog ka thënë se duhet të ndalen përplasjet politike dhe duhet të mendohet për zhvillim të ekonomisë.
“Unë mendoj se ky progres fillon me ndaljen e përplasjeve politike dhe duke menduar se çka mund të bëhet për të sjellë punë të reja në Kosovë, Serbi dhe në krejt regjionin”, ka shtuar ai./GazetaExpress/
Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht e një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur ndodhur…
Gjesti e nisi ditën me plot motivim. Ai publikoi një video në Instagram ku shfaqet para pasqyrës, duke dëgjuar dhe…
Lidhur me aksidentin e ndodhur në autostradën e Ksanthit, viktimat janë: Viktor Bushi, 59 vjeç banues në Metamorfosi, Athinë. Klarenc…
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, ka ndarë me ndjekësit lajmin më të gëzueshëm të jetës së…
Para takimit të shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë, Donald Trump dërgoi një…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy sapo ka zhvilluar bisedime me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, në Uashington DC, përpara…