Ka përfunduar takimi në mes të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit, raporton Gazeta Express.
Para mediave presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se me Borrell kanë diskutuar për të ardhmen evropiane të Kosoëvs.
None found
“Ne zhvilluam një bisedë të shkëlqyer për të ardhmen e Kosovës , për të ardhmen Evropiane. Është mesazh i fuqishëm vizita e Borell. Tregon rritjen e interesit të BE’së për rajonin. Vizita është shumë e mirëseardhur. Kosova do të punojë fuqishëm për të qenë pjesë e NATO-së dhe BE’së. Kërkohet përkushtim i të gjitha palëve të involvuara në proces, për vendosjen e paqes në rajon”, ka deklaruar Thaçi.
I pari i shtetit thotë se Kosova po trajtohet padrejtësisht sa i përket lëvizjes së lirë.
“Por për fat të keq sa i përket vizave, Kosova është trajtuar padrejtësisht sepse Kosova ka plotësuar kriterët. Prandaj edhe sot shpreha zhgënjimin për mos liberalizimin e vizave për Kosovën. Kemi një vlerësim jashtë standardeve me vendet tjera, kur edhe vendet tjera kanë probleme, dhe trajtohen në mënyrë më të afirmuar sesa Kosova. BE ka bërë gabim strategjik me mos liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo po e pengon të ardhmen e Kosovës. Me Borell shpresoj qe kjo qasje të ndryshojë urgjentisht”, thotë ai.
Presidenti Thaçi tha se me përfaqsuesin e BE-së kanë diskutuar edhe për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi.
“ Diskutuam edhe për mundësinë e marrëveshjes finale me Serbinë. Z.Borell ka një përvojë në politik bërje. Kam besim qe me ekipin e tij dhe shtetet anëtare, do të punojë për dialog transparent, qe na sjell të ardhme prosperuese. Është e rëndësishme që z. Borell të mbështetet nga të gjitha shtetet. Çelësi i arritjes së marrëveshjes finale është uniteti i BE’së dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pres nga Brukseli dhe Washingtoni një përpjekje të shtuar që kjo të përmbyllet me sukses”, ka deklaruar ai.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…