Categories: Uncategorized

Takimi Kurti-Thaçi, çfarë ndodhi me mandatin e kryeministrit

Ditën e sotme Presidenti Hashim Thaçi është takuar me kreun te Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti pas këtij takimi ka deklaruar për mediat se nuk është mandatuar dhe nuk është dorëzuar asnjë emër për kandidatin për kryeministër.

“Sot isha në takim me presidentin e Republikës, me ftesën e këtij të fundit ishte një takim i shkurtër konsultativ, pa efekte juridike. Në këtë takim disa minutash unë dëgjova presidentin i cili shprehu interesimin për formimin e sa më shpejt për formimin e qeverisë, por gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, por në bazë të kushtetutës ne duhet ta bëjmë këtë shkresë me shkrim. Dhe për këtë kërkesë do ta bëj edhe në kryesinë e VV-së dhe sa më parë t’ia dorëzojmë presidentit në mënyrë që ai sa më parë ta mandator kandidatin për kryeministër”, ka deklaruar Kurti.

Më tej Kurti u shpreh se shpreson që të ketë takime të tjerë me LDK me qëllim arritja e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re.

“Për mua takim do të kishim qysh dje, jemi në komunikim, kam instituar për takime sa më të shpejta, uroj që kjo të ndodhë.

Deri më datën 26 dhjetor kemi mundur të arsyetohemi në seancën konstituive, qytetarët e Kosovës, duhet që sa më parë të ecin sa më shpejtë, ne po i bëjmë përpjekjet maksimale”, tha ai.

I pyetur më tej nga gazetarët se përse zgjati pak minuta takimi me Thaçin, Kurti u shpreh se ishte konsultativ, ndërsa nuk mohoi takime të tjera me kreun e shtetit.

“Takimi pak minuta për shkak se ishte teknik. Ndoshta do të ketë edhe takime potlitike në të ardhmen, ato janë të tjera.Unë kam qenë shumë korrekt karshi instuticionitnë zyrën e të cilit sot u mbajt takim”, tha Kurti.

të fundit

17-vjeçarja i jep fund jetës në Divjakë, Prokuroria nis hetimet

Një 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës në qytetin e Divjakës. Dyshohet se adoleshentja konsumoi fostoksinë. Nuk dihen ende rrethanat…

6 minutes ago

“Ta provojë njëherë bud*llain e gjatë”, Rama: Shkodra ma ka nxi jetën, vija këtu fol e fol kot e pastaj humbje

Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste, në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, u kërkoi qytetarëve që të ndryshojnë kursin që…

14 minutes ago

Detaje të reja/ Si ndodhi konflikti në Laç, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit që qëlloi me ar*ë: Kisha frikë

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur të shtunën në Laç, më pasojë vdekjen e një personi dhe…

31 minutes ago

EMRI/ Mbante peng dhe dhu*onte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Një 27-vjeçar,  është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi dhunonte bashkëjetuesen italiane në banesën e tij në Cakran, ku…

1 hour ago

“Rama përpiqet të mbulojë të zezat me ‘buf, kënete e çy*yk’”, Berisha-qytetarëve: Mos votoni për Pashiqin shqiptar, do tradhtoni gja*un e të rënëve

Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tropojë, kreu i PD Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve që të…

1 hour ago

EMRI/ Punëtorin e zuri poshtë kromi, arrestohet tekniku i kompanisë. 29-vjeçari akoma nuk është gjetur

Është vënë në pranga 44-vjeçari Admir Lala, drejtues teknik i kompanisë kur për shkak të shembjes së një masivi kromi…

2 hours ago