Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen e Serbisë në takimin e 2 shtatorit në Uashington.
“Ne do të marrim pjesë në bisedime dhe temat me sa kam biseduar me Grenell, janë ekonomike”, tha Vuçiç.
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se më 2 shtator ka thirrur në takim në Shtëpinë e Bardhë, liderët e Kosovës dhe Serbisë, por nuk dha detaje se cilat do të jenë temat që do të bisedohen në të.
Pjesëmarrja u konfirmua më herët edhe nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë do të takohen si dy shtete të pavarura.
Për takimin ka reaguar edhe ambasada amerikane në Serbi, teksa e ka vlerësuar si një “lajm të mirë”.
“Takimi i liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë do ta shtynte përpara dialogun e Brukselit dhe do të sillte më shumë stabilitet në rajon”, shkruan ambasada në rrjetin social “Tëitter”.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…