Categories: Uncategorized

Takim tjetër mes Kurtit dhe Mustafës (VIDEO)

Fundjava pritet t’i kthejë në tavolinën e bisedimeve Vetëvendosjen dhe LDK-në.

Një takim mes dy liderëve të partive, Albin Kurti e Isa Mustafa, është paralajmëruar, por zyrtarisht partitë nuk kanë konfirmuar ditën e as orën e takimit, raporton KTV.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, shpreson se do të ketë marrëveshje brenda tri ditëve të ardhshme.

Osmani ka thënë se gjatë këtyre ditëve, pritet të ketë epilog përfundimtar të negociatave me Vetëvendosjen.Edhe Vetëvendosje beson në marrëveshje bashkëqeverisëse me LDK-në, por pa lëvizur nga qëndrimi se Glauk Konjufca duhet të mbetet kryeparlamentar.
Kjo parti nuk e konsideron ultimatum deklarimin e LDK-së se marrëveshja duhet të arrihet gjatë kësaj jave.

Takimi i fundit mes dy liderëve të partive, Kurti-Mustafa është zhvilluar më 9 janar.Ngërçi i bisedimeve u vu në pah edhe në komunikimet në distancë me letra e videomesazhe.

Albin Kurti, më 20 janar mori mandatin për të formuar qeverinë.

të fundit

Një rrëfim zemre: Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më…

13 minutes ago

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen në disa qytete të vendit

Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet…

20 minutes ago

Këlliçi me qytetarët në Ndroq: Qëndresa juaj është shembulli se si qytetarët e lirë nuk i nënshtrohen një regjimi

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka nisur takime me qytetarët në Tiranë, për ti falënderuar për mbështetjen…

44 minutes ago

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11…

2 hours ago

24 vjet nga rënia e Fadil Nimanit – Komandant Tigri

Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri në luftimet në Vaksincë të Kumanovës. Fadil…

2 hours ago

EMRAT/ Zbulohen mbi 3 mijë fidanë dhe bimë kanabisi në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim 2 të tjerë

Policia, gjatë një operacioni anti-kanabis në Lezhë, ka zbuluar në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334…

2 hours ago