Në kohën kur në parlament votohej qeveria e re e Kosovës, Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës mbajti një aksion simbolik për të vërtetën, siç thanë përfaqësues të saj.
Ata theksuan se përmes kësaj lëvizje, duan të tregojnë se Vetëvendosje dhe LDK-ja shkelën të gjitha parimet e tyre vetëm që të realizonin koalicionin qeverisës.
“Ne këtu jemi Rinia Demokratike e Kosovës në një aksion simbolik të së vërtetës për shkak se këto deklaratat që i dëgjuar nuk kanë qenë të montuara, por të vërteta të thëna nga dy liderët të dy partive politike, të cilat të gjitha parimet e vendosura karshi njëra-tjetrës i shkelën vetëm dhe vetëm për ta bërë një koalicion, i cili është totalisht është koalicioni i zorit dhe është parë kjo punë.” tha Bislimi shkruan tch.
Edhe një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës, thanë se pakënaqësitë e tyre do ti shprehnin përmes themelimit të një lëvizje politike. Bekim Ibishi, student në Universitetin e Prishtinës, u shpreh se qëllimi i kësaj lëvizjeje, e cila do të krijohet me vetë iniciativën e studentëve, do të jetë të bashkojë të gjithë të rinjtë e partive politike, të cilët do të raportojnë rregullisht për çdo deputet, mbi punën që ai kryen ose jo.
“Raportet e realizuara do të paraqiten nëpër sheshe publike dhe media, në mënyrë që t’i tregohet qytetarëve se çfarë pune kanë bërë realisht ligjvënësit e tyre.” tha Ibishi.
Kupa e Botës për Klube do të luhet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të…
Dashi Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programonin jetën dhe të ardhmen tuaj. Jeni natyrë që entuziazmoheni lehtë,…
Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar lirinë. Gazetarja Klodiana Lala në…
Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh se rasti i Erion Veliajt nuk…
Një shkaka e bërë gjatë fundjaëvës në fermë ka shkaktuar zhurmë dhe përplasje të fortë mes fermerëve, e cila ka…
Italia ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Moldavisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.…