Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive.
Ndërkohë brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 viktimë me COVID-19.
IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 humbje jete.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…