Categories: Uncategorized

Sot takohen Kurti e Mustafa, cili është ultimatumi i Thaçit

Kryesia e lëvizjes Vetëvendosje pritet te mblidhet sërish sot për të vazhduar mbledhjen e lënë përgjysmë.

Në orën 14.00 pritet të takohen në Kuvend Albin Kurti e Isa Mustafa.

Në mesditë përfundon edhe afati 48 orësh që presidenti Hashim Thaçi i ka vendosur Kurtit për të paraqitur emrin e kryeministrit.

Mbledhja e djeshme u la përgjysmë, pasi Kurti me një pjesë të partisë ishin nisur për në Kuvend të Kosovës, aty ku u takuan me liderët e LDK-së, në krye me Isa Mustafën.

Pas një takimi mbi tre orësh, nuk u shënua asnjë progres në negociatat mes partive. Por liderët ranë dakord të diskutojnë përsëri. Ndërkohë nga Vetëvendosja e mohojnë që Thaçi të ketë vendosur ndonjë afat. “Gjatë takimit të shkurtë konsultativ me presidentin, i cili nuk mund të ketë efekte ligjore, ai nuk përmendi kurrfarë afatesh dhe as shprehjen ‘48 orë’, e cila më vonë është lexuar në postimin e tij në Facebook. Gjatë takimit tonë që zgjati më pak se 6 minuta, në dhomë kemi qenë 6 persona, dhe e dëgjuam të gjithë”, ka thënë Kurti.

Afati i dhënë nga Thaçi është kundërshtuar edhe nga njohësit e çështjeve kushtetuese, të cilët pretendojnë se nuk ka afat kohor kur LVV duhet të propozojë të mandatuarin për krijimin e qeverisë. Rrjedhja e afateve kohore sipas tyre nis kur LVV do të dërgojë tek presidenti emrin e kandidatit për kryeministër, e nga ai moment, për formimin e ekzekutivit, janë 15 ditë në dispozicion.

të fundit

Horoskopi 7 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dashuria: Sot marrëdhëniet e zemrës do të favorizohen nga një hënë pozitive dhe do ta hidhni veten në krahët…

2 hours ago

Mrekullia e “Giuseppe Meazzas” me shtatë gola e dërgon Interin në finale të Ligës së Kampionëve

Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës ka dhuruar një përballje dramatike, që përfundoi me fitore 4-3 për Interin,…

2 hours ago

“Burrat janë çyryk”, Edi Rama sqaron deklaratën e tij: Është çështje politike jo private

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në “Report Tv” ka sqaruar deklaratën e tij referuar burrave me termin “çyryk”,…

2 hours ago

Vuçiçit i ndalohet fluturimi drejt Moskës, media serbe: Lituania dhe Letonia mbyllin hapësirën ajrore

Lituania dhe Letonia ia kanë ndaluar fluturimin mbi hapësirën e tyre ajrore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sipas medias…

2 hours ago

“Do vijë delegacion shumë i rëndësishëm”/ Berisha tregon se çfarë do ndodh para zgjedhjeve: Të organizosh një dëgjesë në fushatë elektorale është shumë e rrallë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se është optimist se “shqiptarët do të ndahen nga e keqja e tyre”,…

3 hours ago

Konfirmon kryeministri kanadez: Presidenti Trump do të marrë pjesë në G7 në Kanada!

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney konfirmoi se Presidenti Trump do të marrë pjesë në takimin e G7 në Kananaskis, Alberta…

3 hours ago