Categories: Uncategorized

Skandali diplomatik shkon në duart e Kunjofcës, përfshihet edhe Konsullata dhe Ambasada e Kosovës në Tiranë

Shefi i Konsullatës së Përgjithshme në Tiranë, Halim Krasniqi, në përfundim të mandatit, është ballafaquar me akuzën për sulm fizik nga një vartëse e tij. Punonjësja e Konsullatës (emër i njohur për redaksinë) është ankuar se Krasniqi e ka sulmuar fizikisht brenda objektit ku ndodhet edhe Ambasada e Kosovës në Tiranë.

Gazeta ka arritur ta sigurojë letrën që kjo zyrtare ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht ministrit Glauk Konjufca. Rrëfimin e tij për ngjarjen e ka dhënë edhe konsulli i përgjithshëm Krasniqi, po ashtu, nëpërmjet një letre dërguar MPJD-së.

Pas interesimit të gazetës që të marrë një qëndrim prej shefit të Konsullatës ka telefonuar vetë Krasniqi. Ai ka refuzuar të flasë për rastin, teksa ka kërkuar disa herë që të mos botohet artikulli për incidentin në Tiranë, pasi, sipas tij, “kjo nuk përbën lajm”. Përderisa çështja është duke u trajtuar në MPJ, edhe punonjësja ka refuzuar të deklarohet për gazetën. Rasti është duke u trajtuar në Komisionin për Grada dhe Disiplinë, instancë kjo që merret me incidentet më të rënda në misione diplomatike. Skandali ka ndodhur 15 ditë pasi ministri Konjufca ka propozuar tërheqjen e Krasniqit nga Konsullata, për shkak të përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Mosmarrëveshjet që kulmuan me sulm fizik

Në letrën dërguar Ministrisë, punonjësja administrative shkruan se mosmarrëveshjet e shumta me shefin e Konsullatës më 15 kulmuan me sulm fizik. Ajo ka thënë se është detyruar të shkruajë nga email privat, pasi me “porosi” të konsullit Halim Krasniqi i janë bllokuar edhe emailet zyrtare.

“Gjatë gjithë kësaj kohe që unë jam pjesë e misionit tuaj në Shqipëri, jam përpjekur maksimalisht të punoj në mënyrë të dinjitetshme e me profesionalizëm për detyrat që më janë caktuar. Jam munduar të fitoj respektin e kolegëve dhe diplomatëve dhe të jem e kujdesshme në përfaqësimin jo vetëm të institucionit, por edhe shtetit të Kosovës”, shkruan në letrën të cilën gazeta e publikon pa ndërhyrje.

Punonjësja, e cila ka thënë se në Konsullatë është angazhuar prej vitit 2018, ia ka kontestuar konsullit Krasniqi përgatitjen profesionale për ushtrimin e këtij posti.

“Megjithatë jam përballur me shumë sfida për shkak të një njeriu, që figurën e cilit nuk di njeri si ta vlerësojë, as profesionalisht as personalisht (si individ). Shumë mosmarrëveshje duke nisur që nga mënyra e komunikimit dhe kërkesat pasi vitet e arsimit të atij personi bien ndesh me funksionin e lartë që mban ai post, ka pasur midis meje dhe konsullit Halim Krasniqi”, shkruan në letrën, e cila ka shkuar në adresë të Konjufcës, si dhe të drejtorit politik në MPJD, njëherësh ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm, Glauk Konjufca./ Koha.net

të fundit

Partia Demokratike: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar

Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar korrupsionin dhe krijimin e monopoleve në administrimin dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe…

10 minutes ago

Përfshihet nga flakët, shkrumbohet banesa dykatëshe në Korçë (FOTO)

Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se…

12 minutes ago

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe

Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin…

39 minutes ago

Kodrat e Himarës prej 15 orësh në flakë/ Era përhap zjarrin, nis ndërhyrja nga ajri

Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…

1 hour ago

Mbolli kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij (EMRI)

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, që vijon me intensitet në gjithë territorin e qarkut Fier, Shërbimet e…

2 hours ago

Do të largohet nga Chelsea, por nuk e ka mendjen aty! Armando Broja publikon foton e papritur

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit këtë merkato verore. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka të sigurt…

2 hours ago