Categories: Uncategorized

Situata në SHBA po bëhet gjithnjë e më serioze, 15 shqiptarë të infektuar me koronavirus

Epidemiologu shqiptar që punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Skender Myrtezani ka thënë se situata po bëhet akoma edhe më serioze.

“Situata bëhet gjithnjë më serioze dhe më serioze.Nga 25 marsi kam kërkuar masa më rigoroze, të respektohet largësia mes dy personave me maska, dhe të përgatitet organizmi të përballon virusin po edhe të afrohet”.

Të lidhura

None found

Myrtezani shpjegoi se mënyra e transmetimit të kësaj sëmundje bëhet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe kontaktit.

Ai theksoi se bartja bëhet edhe në rrugët e frymëmarrjes, por se nuk ka pasur argumente natyrore për këtë shpjegim shkencor.

“Ishte transmetimi një kohë me pikat e vet nëpërmjet rrugëvë të frymëmarrjes dhe kontaktit.Tani më afër afrohemi të vërtetës se përcillet edhe me ajër, që ishte në njërën nga intervistat e mia të para që aludova në një punim që është bërë në Priston University, edhe pse ishte bërë në kushte artificiale, por nuk patëm konfirmim të rezultateve në mënyrë të këtij studimi në mënyrë natyrore, ashtu që ngelet t’i besojmë këtij rezultati që të shpëtojmë sa më shumë jetë”.

Epidemiologu shtoi se ishin një varg faktorësh që sollën Shtetet e Bashkuara deri në këtë situatë të përballjes me koronavirusin.

“Mendoj se ishte problemi i menaxhimit, që nga niveli i lartë,ishte edhe ngadalësia edhe nga Qendra për Menaxhimin e Sëmundjeve CDC, ashtu që nuk ndryshoj algoritmi e saj ashtu që ngeli që ata që nuk kanë simptoma të ecin gjithkund, më pas doli që edhe ata nuk kanë simptoma janë përcjellës të sëmundjes, ishte edhe neglizhenca e popullatës, por ndoshta pse në Neë York jetojnë mbi 100 lloje të popujve, kultura të ndryshme derisa të përshtaten me realitetin nevojitet kohë”.

“Për shkak të menaxhimit të dobët u lejua edhe transporti publik të bëhet në mënyrë masive. Ishte dashur që deri më datën një prill të merren masat sikur në Berlin p.sh të ruhet populli. Tek tani në Amerikë po merren më seriozisht koronavirusi. Po respektohet distanca, po përdoren edhe maskat edhe masat e tjera “.

Myrtezani tregoi për Klan Kosova se janë 15 shqiptarë të prekur me koronavirus në SHBA.

Ai shpjegoi gjithashtu edhe disa nga simptomat që mund t’i kemi në rast të shfaqjes së Covid-19.

“Me siguri ka, por nuk jam në dijeni në vdekjeve. Tani kemi diku 15 të prekur. Njëri ishte në kondita më të vështira. Por, tani pasdite kjo ndryshoj, ai ka dalë nga frymëmarrja artificiale”.

“Simptomat nuk janë ashtu si po renditen në gazeta dhe në foltore të ndryshme. Simptomat janë rrjedhje e hundëve, grithje fyti, humbja e shijes së ushqimit etj, Ata që i kanë këto simptoma duhet të bëhen ushtarë për t’i mbrojtur të tjerët, me maskë, larje të duarve”.

Epidemiologu Myrtezani dha edhe disa këshilla se si të përballemi me këtë virus.

të fundit

VIDEO/ Zjarri përfshiu banesën 3-katëshe, shpëton mrekullisht nëna dhe tre fëmijët në Turqi

Një shtëpi 3 katëshe u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në në lagjen Uzunkum të Sapanca në Turqi. Zjarri u…

3 hours ago

VIDEO/ “Përgjaket” supersfida Elbasani-Egnatia, përplasje të forta mes tifozërive, ndërhyn policia

Fundi i ndeshjes në “Air Albania” mes Egnatias dhe Elbasanit, i përfunduar 4-0 për rrogozhinasit, ka sjellë tension. Së fundmi…

3 hours ago

Sulmet izraelite në jug të Libanit, të paktën pesë të vrarë, mes viktimave edhe fëmijë

Të paktën pesë persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë në Libanin jugor, pas sulmeve izraelite. Sulmet kanë vijuar pavarësisht zgjatjes…

3 hours ago

Humbi gjymtyrët në luftë/ “Kush është mëkati im?”, rrëfimi prekës i 13-vjeçarit nga Palestina

13-vjeçari Akram al-Fayoumi, i cili humbi krahun e majtë dhe këmbën e djathtë në një sulm izraelit në Gaza, po…

4 hours ago

Me tren në vitin 2027. Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë-Durrës, kushte moderne dhe shpejtësi 120 km/h

Këtu ku sot dëgjohet vetëm zhurma e makinave dhe ritmi i qytetit, shumë vite më parë dëgjohej një tjetër tingull,…

4 hours ago

Ekspert serb për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë ndërkombëtarëve, avokatët kundër: Duhen gjyqtarë

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar…

5 hours ago