Categories: Uncategorized

Shtrirja e Vetëvendosjes në Maqedoni! Si e komentojnë partitë shqiptare paralajmërimin e Kurtit?

“E sot në 15 vjetorin e LVV përveç qendrës në Republika e Shqipërisë fillojmë me iniciativën e formimit edhe te VV në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Kurti.

– Advertisement –

Këtë deklaratë të kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit qytetarëve e Kosovës e përshëndetën me duartrokitje.

Por si e komentojnë partitë shqiptare në Maqedoni, paralajmërimin e Kurtit për shtirjen e Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut.

Lideri i BDI-së në një intervistë para disa ditëve në Klan Kosova tha se në këtë mënyrë do të copëtohej më shumë elektorati, por shtoi se është e drejtë legjitime.

“Deri tani kemi pasur gjashtë parti sa janë në Maqedoni, do të bëhen shtatë. Copëtohet elektorati shqiptar. Kam konsideratë për të gjitha partitë në Kosovë kam shokë edhe në Vetëvendosje”. Do të isha jashtëzakonisht mirënjohës që nëse kanë vërejtje në këto politika që unë kam drejtuar në këto hapësira, le t’mi thonë si shoku – shokut. Por është e drejtë legjitime që kushdo që mendon që të hap parti, ashti siç janë krijuar edhe këtu gjashtë parti, shtatë”, tha Ahmeti.

Nga PDSH dhe Alternativa nuk deshën të japin ndonjë koment, por thanë se është e drejtë demokratike e çdo kujt të formojë subjekt politik.

“Çdo grupacion ka të drejtën e organizimit politik, kështu që edhe një organizim i tillë edhe psë është e drejtë demokratike e cdo kujt, do të paraqiste çështje të cilat mendoj se është e drejjtë e tyre dhe nuk kam koment”, deklaroi Sali Ajdini – sekretar i PDSH-së.

“Në shtetet demokratike, në shtete pluraliste ka të drejtë që cdokush që gjykon që dëshiron të formojë subjekt politik apo përfaqësi të një subjekti politik siç ju e përmendët vetëvendosjen është e drejta e tyre”, tha Lulzim Aliu – nënkryetar i Alternativës.

Paralajmërimin për shtrirje të Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut, Albin Kurti e tha në tubimin e 15 vjetorit të partisë së tij. Ndryshe në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e 15 korrikut do të marrin pjesë 5 parti shqiptare.

të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër

Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë…

14 minutes ago

Nesër protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria (VIDEO)

Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike…

22 minutes ago

Aksident në aksin Cërrik–Belsh, shoferja përplas të këmbësoren në vijat e bardha

Ditën e sotme rreth orës 14:05, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një automjet i drejtuar…

50 minutes ago

Big Brother VIP/ Çfarë aleance, unë me atë? Miri habit për Stinen: Do t’i fus shkelmin…

Mbrëmjen e djeshme, ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, ku 14 personazhe janë bërë pjesë e shtëpisë…

1 hour ago

Miliona dollarë për 17 minuta, Jake Paul rekord fitimesh në historinë e boksit

Jake Paul u mund nga Anthony Joshua, në ndeshjen e boksit të mbajtur në Miami. Boksieri britanik Joshua, “hodhi në…

2 hours ago

Kryeministri deklaroi se do pengojë kërkesën e SPAK/ Reagon Bardhi: Me urgjencë duhet t’i hiqte imunitetin Ballukut, Rama po kërkon të blejë kohë, e di se rrethi po ngushtohet

Kryetari i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me imunitetin e…

2 hours ago