Shoku i dhomës së Astrit Deharit, Adonis Gashi i cili që disa muaj është në arrati në një prononcim ekskluziv për Portali.info ka thënë se nuk do të dorëzohet para drejtësisë përderisa nuk dëshmohet pafajësia e tij.
Gashi i cili ishte në listën e dëshmitarëve në rastin Dehari është një nga tetë personat që po akuzoheshin për planifikimin dhe vrasjen e eprorit të Policisë së Kosovës, Shemsi Gashit i vrarë më 25 mars 2015 në lagjen “Mati” të Prishtinës.
“Nuk do të deklarohem për rastin Dehari përderisa nuk rishikohet dosja ime. Unë jam i pafajshëm dhe dua që kjo gjë të dëshmohet. Pas kësaj mund edhe të dëshmoj” tha Gashi për Portali.info
“Kërkoj nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të bëjë një kërkesë që të rishikohet dosja ku unë jam i akuzuar, pasi pafajsia ime është në ato letra” shtoi ai.
Ndryshe në vitin 2017 në burg ka vdekur Naser Makolli i cili poashtu ishte në dhomë me Astrit Deharin.
Vetëvendosje e kishte cilësuar këtë vdekje të dyshimtë.
“Ende pa filluar hetimet nga një institut i pavarur ndërkombëtar i propozuar nga familja, vdiq dëshmitari kryesor. Vështirë të mos dyshosh në skenare të errëta të këtij pushteti kriminal”, ishin shprehur zyrtarë të VV-së.
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…