Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ju njofton se gjatë ditës së sotme, më 15 prill 2020 është ndaluar i dyshuari K.A., në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’, nga neni 260 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dyshuari K.A., përmes rrjetit social ‘’Facebook’’ ka prezantuar një bar, duke theksuar se me atë produkt shërohet Coronavirusi, i cili edhe e ka prezantuar mostrën e barit, me ç’rast e njëjta është konfiskuar dhe do të dërgohet për analizë në Institutin Bujqësor të Kosovës.
Gjithashtu, i dyshuari K.A., më 06 prill 2020, në profilin e tij në rrjetin social ‘’Facebook’’, ka publikuar informacion me mbishkrim ‘’Përshëndetje, a ka vullnetar të infektuar me corona virus që do të perdorë barin që e bëjë unë në bazë bimore. Veprimi i barit: specter të gjerë kundër viruseve, veprim kundër replikimit të virusit brenda qelizës, stimulon sistemin imunitar për të luftu infeksionin. Bari përdoret vetëm një javë, nuk ka efekte anesore (nuk janë te njohura, bari është falas sasia e kufizuar). Imuniteti formohet brenda 10 dite’’.
Tek i dyshuari gjatë bastisjes nga inspektorët policor dhe farmaceutik janë gjetur 45 litra alkool etilik 95% pa prejardhje, me ç’rast i njëjti është sekuestruar dhe është dorëzuar në Doganën e Kosovës.
Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…
Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997. Por…
Izraeli tha të hënën se po kërkonte tërheqjen e një raporti mbi të cilin OKB-ja u mbështet për të shpallur…
Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë…
Një tjetër aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë zonës së…
Kryeministri Edi Rama raportohet se e ka bërë gatin listën me emrat e rinjë me të cilët do të qeverisë…