Categories: Uncategorized

Shkon në 84 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë

Ditën e djeshme 5 persona të tjerë janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike numri i të shëruarve nga koronavirusi është 84.

Të lidhura

None found

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 480.

Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë ditës së sotme është shënuar edhe viktima e radhës e koronavirusit duke e dërguar në 12 numrin e të vdekurve si pasojë e sëmundjes.

Kjo është komunikata e plotë e IKSHPK-së:

PESË TË SHËRUAR DHE TRIDHJETË E NJË RASTE ME COVID-19!

Sot më 17 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 209 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e një (31) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosal dhe një (1) rast Kosinë), nëntë (9) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: tre (3) raste Viti, tre (3) raste Gushicë dhe tre (3) raste Pozharan), dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Miradi e epërme-Fushë Kosovë, Skenderaj, Vojnovc-Shtime, Sllatinë-Leposaviq dhe Zubin Potok .

Sot më 17 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tetëdhjetë e katër (84).

Më datë 17 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 70 vjeç nga Neredime e epërme -Ferizaj, i konfirmuar me COVID-19 me datë 13.04.2020. Pacienti është referuar nga QMF-Ferizaj dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 12.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacienti ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar dhe Hipertension arterial).

Nga data 08 shkurt deri më 17 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 4.124 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e tetëdhjetë (480) me dydhjetë (12) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.828 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 17 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.223.240 raste të COVID-19 dhe 152.328 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!.

të fundit

Marca raporton interesimin e klubeve angleze për Trent Alexander-Arnoldin, por jo të Liverpoolit

E ardhmja e Trent Alexander-Arnoldit te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa disa prej klubeve të…

3 minutes ago

8 arrested in police operation targeting corruption scheme at “Sante Plus” Hospital

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave, në mesin e tyre ish-drejtorë të Fondit të sigurimit shëndetësor dhe…

8 minutes ago

Martinov: Student List’s victory is positive, but he does not expect progress in dialogue with Kosovo

Lista Studentore ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke lënë pas listën e mbështetur nga…

9 minutes ago

Netanyahu questions the credibility of the election and accuses Qatar of interference

Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ende zyrtare në Izrael, por Beniamin Netanjahu ka zgjedhur një taktikë tjetër, ai po përpiqet…

9 minutes ago

Italian EUFOR helicopter crashes in Brčko, three fatalities and 12 injured reported

Një helikopter ushtarak italian i tipit CH-47, i angazhuar në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian, EUFOR Althea, është rrëzuar pasditen…

10 minutes ago

Barcelona apelon gjobën 602 euro të RFEF-së për kontaktin me Julián Álvarezin

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) e ka gjobitur Barcelonën me 602 euro për një kontakt të konsideruar të paligjshëm me…

15 minutes ago